LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla për aksidentin në Kroaci: Lajm tronditës, humbën jetën deri sa po ktheheshin në vendlindje

Gërvalla për aksidentin në Kroaci: Lajm tronditës, humbën jetën deri sa po ktheheshin në vendlindje

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ka quajtur tronditës lajmin për aksidentin e sotëm në Kroaci, ku dhjetë qytetarë kanë humbur jetën.

“Tronditës lajmi për fatkeqësinë e komunikacionit me pasoja tragjike për shumë qytetarë të Kosovës. Shumë nga ta humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan deri sa po ktheheshin në vendlindje që të vizitonin familjet e tyre dhe të gëzoheshin me ta”, ka shkruar Gërvalla.

MPJD: Nga aksidenti në Kroaci dhjetë persona kanë humbur jetën, 44 kanë marrë trajtim mjekësor dhe 15 janë me lëndime të rënda
Lexo po ashtu MPJD: Nga aksidenti në Kroaci dhjetë persona kanë humbur jetën, 44 kanë marrë trajtim mjekësor dhe 15 janë me lëndime të rënda

Ajo ka theksuar se në koordinim me Presidenten, Kryeministrin dhe kolegë ministra që nga orët e hershme të mëngjesit janë duke u përpjekur të sqarojnë rrethanat dhe të ofrojmë ndihmën e tyre, kudo që është e nevojshme.


“MPJ dhe institucionet tona do t’ju mbajnë vazhdimisht të informuar. Lutemi për shpirtrat e të vdekurve dhe ndajmë këtë dhimbje të madhe me familjet dhe të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Gërvalla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori