Kosova sot edhe zyrtarisht aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, deklaroi se kjo është një ditë e rëndësishme për vendin, ndërsa nuk përmendi datë se kur pritet të ndodhë anëtarësimi.
Gërvalla listoi përfitimet e Kosovës në rast të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Së pari qasja për qytetaret e Republikës së Kosovës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, bërja pjesë e procesit të Bolonjës, i cili do të lehtësonte që studentët e profesionistët tanë në njohjen e diplomave dhe të profesioneve, Kongresi i Autoriteteve Lokale e Rajonale ku Asociacioni i Komunave, momentalisht ka një rol si vëzhgues, pastaj Kuvendi i Republikës së Kosovës që sot ka të drejtë të paraqesë kërkesën për të marrë statusin e mysafirit në Asamblenë e Përgjithshme të KiE-së, si dhe në mekanizmat e tjerë, etj. Se lista e përfitimeve është shumë e gjatë”, theksoi ajo në edicionin qendror të lajmeve në RTK.
Prandaj, sipas saj, aplikimi për anëtarësim në këtë organizatë është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën, por edhe për Këshillin e Evropës.
Ajo, veç tjerash, nuk përmendi data se kur mund të anëtarësohej Kosova në Këshillin e Evropës.
“Data për anëtarësim nuk mund ta themi, sepse ky është një proces i gjatë e që ka filluar sot. Proces në të cilin Kosova është mjaft e përgatitur për ta kaluar sa më shpejtë, por nuk duhet harruar se Këshilli i Evropës ashtu edhe Bashkimi Evropian dhe gjithë kontinenti ndodhet në një situatë të rëndë për shkak të luftës në Ukrainë. Prandaj nuk mund të themi ndonjë datë”, sqaroi ajo.
Më tej, ministrja Gërvalla shtoi se procesi i anëtarësimit varet nga angazhimi i institucioneve tona dha gatishmëria e BE-së.
Ndërkaq lidhur me reagimet e Serbisë për këtë angazhim të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ministrja Gërvalla theksoi se Serbia do të duhej të merret me punët e saj të brendshme, që të deklarohet qartë në lidhje me disa çështje.
“Serbia duhet të deklarohet nëse është pro BE-së apo kundër, ne dimë se populli serb atje është dëshmuar kundër BE-së, pastaj të dëshmojë qartë planin për implementimin e sanksioneve ndaj Rusisë, të cilin ne dhe shtetet e rajonit e kemi bërë, si dhe të dëshmojë planin e procesit të dialogut me ne, të cilin e kemi filluar e vazhduar, por pa ndonjë vendim të zbatuar nga marrëveshjet e arrira në procesin e dialogut dhe, fundja, ne shpresojmë të dal në krah të shteteve tjera në përkrahje për anëtarësim tonin në Këshill të Evropës”, tha ajo.
Ndërsa për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ministrja Gërvalla deklaroi se ne duhet të punojmë fort në sigurimin e secilës votë.
Kosova duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën tridhjetë shteteve për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës. Pas dorëzimit të aplikacionit gjatë të enjtes, shqyrtimi i të cilit nuk pritet të vonojë, institucioneve kosovare po iu kërkohet dinamikë më e madhe në diplomaci për sigurimin e votave për anëtarësim e Këshill të Evropës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës