Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla, po merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog me temë: “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon për të qenë Evropa e plotë”, që po zhvillohet në Ohër.
Gërvalla ishte pjesë e dy paneleve të diskutimit, atij të ministrave të jashtëm si dhe në sesionin ku u diskutua çështja e avancimit të grave, paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë adresimit të saj në takimin e ministrave, ajo foli rreth artit të diplomacisë, mënyrave dhe mjeteve se si të arrihen zgjidhje të qëndrueshme përmes ndërtimit të besimit dhe respektit të ndërsjellë, tejkalimit të çështjeve të hapura rajonale dhe ecjes përpara drejt anëtarësimit në BE.
Gërvalla ka theksuar se përmes artit të diplomacisë mund të arrihen zgjidhje të qëndrueshme, vetëm nëse ato zgjidhje bazohen në fakte. “Ekziston një domosdoshmëri për të folur për të vërtetën, dhe gjithashtu ka një nevojë për të folur edhe për atë të vërtetë që mund të jetë e papërshtatshme”, ka thënë ajo, duke shtuar se arti i diplomacisë nuk nënkupton që të mos flasësh për probleme vetëm që të gjithë të ndihen mirë.
Teksa diskutohej për ndërtim të besimit, ministrja ka theksuar se duhet të adresohet nevoja për ndryshim të qëndrimeve në rajon. Gërvalla ka konsideruar se shtetet e rajonit duhet të flasin hapur mes vete brenda rajonit por edhe me partnerët në BE.
“Të gjithë e dinë se integrimi i të gjithë rajonit në BE do të bllokohet, për sa kohë që Serbia bllokon këtë rrugë duke refuzuar të pranojë realitetin”, ka thënë ajo.
Kryediplomatja kosovare gjithashtu ka shtuar se Bashkimi Evropian nuk është karrem, por zgjedhje fundamentale. Njëkohësisht ka theksuar se duhet përballur edhe me faktin se brenda BE-së ka forca politike që janë kundër zgjerimit.
“Nuk ka asnjë mënyrë që BE-ja të pranojë rajonin e Ballkanit Perëndimor në BE me ngarkesa të mëdha dhe konflikte mbi supe. BE-ja thjesht nuk është e gatshme të importojë problemet tona”, shtoi ndër të tjera ajo.
Gërvalla ka përmbyllur fjalën e saj duke vlerësuar se arti i diplomacisë është shumë më pak i rëndësishëm krahasuar me artin e politikëbërjes.
“Ka të bëjë me politikën, ka të bëjë me njerëzit, interesat e tyre. Ka të bëjë me detyrën tonë për të zbatuar sundimin e ligjit. Ka të bëjë me qëllimin tonë për t’u bërë një rajon me të vërtetë evropian, ku standardet dhe vlerat evropiane janë të vlefshme”, theksoi ajo.
Kurse në diskutimin për çështjen e avancimit të grave, Gërvalla ka theksuar se për të mbetet e rëndësishme që të mbyllet hendeku i pabarazisë që vazhdon të jetë i gjerë. “‘Respekt‘ është një fjalë shumë e rëndësishme, dhe një qëndrim shumë i rëndësishëm në kulturën tonë. Por respekti përdoret kryesisht nga burrat për të kërkuar respekt kundrejt burrave. Megjithatë, në të njëjtën kohë shpesh është edhe mosrespektim i arritjeve dhe potencialit të grave. Ky mos respekt po e ngadalëson shumë zhvillimin e shoqërive, ekonomive dhe kuadrit politik në Ballkan“, ka shtuar ajo.
Teksa ka folur për sfidat e grave në shumë aspekte, ajo ka përmendur edhe faktin e përfaqësimit të grave në Parlamentin e Kosovës, të cilat kanë marrë mbështetje shumë të madhe në zgjedhjet e fundit, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës