LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Kosova e përkushtuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gërvalla: Kosova e përkushtuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Bruksel, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, fillimisht takoi grupet politike në Parlamentin Evropian.

Në Parlamentin Evropian, Ministrja Gërvalla u prit nga Manfred Weber, President i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Philippe Lamberts, Bashkëpresident i grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian dhe eurodeputetët Klemen Grošelj nga grupi i partive liberale “Renew” dhe Thomas Waitz nga grupi i të Gjelbërve.

Gjatë këtyre takimeve Ministrja Gërvalla i njoftoi eurodeputetët rreth arritjeve mbresëlënëse të Kosovës në shumë fusha dhe aspiratat euroatlantike të saj. Bisedat u përqendruan edhe rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke përfshirë edhe situatën e sigurisë pas aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës.


Ministrja Gërvalla falënderoi eurodeputët për rezolutën e fundit të Parlamentit Evropian, ku me gjuhë të vendosur u dënua agresioni serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Ministrja Gërvalla takime zhvilloi edhe në Senatin e Belgjikës, ku u prit nga senatori Fourat Ben Chikha, anëtar i delegacionit të Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), të cilin e informoi rreth progresit të Kosovës në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit, të të drejtave të njeriut, grupeve të margjinalizuara dhe të drejtave individuale të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe falënderoi për votën pozitive të Belgjikës në etapën e parë, tashmë të përmbyllur, të anëtarësimit dhe shprehu shpresën e saj për mbështetje të delegacionit belg edhe në PACE.​

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori