LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla dhe Bregu bisedojnë për krijimin e tregut të përbashkët rajonal

Gërvalla dhe Bregu bisedojnë për krijimin e tregut të përbashkët rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim sekretaren e përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për progresin dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.

Gërvalla ka njoftuar Bregun dhe përfaqësuesit e RCC-së me prioritetet e Kosovës karshi agjendës evropiane.


Ministrja e ka konsideruar të vlefshme secilën përpjekje që ndihmon vendet e Ballkanit të avancojnë në këtë drejtim dhe ka theksuar se përfshirja e Kosovës mund të bëhet vetëm me një përfaqësim të barabartë të saj në të gjitha nismat.

Nga ana tjetër, Bregu ka shpjeguar idenë e Tregut të Përbashkët Rajonal me qëllim të krijimit të një rajoni më konkurrues dhe më afër tregjeve të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/