Gerta Gixhari: Loja e Big Brother nuk është si e mendoni, presioni i kamerave është shumë i madh

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 4, Gerta Gixhari, ka treguar qëllimin e saj se pse hyri në një format të tillë.
Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ajo tha se loja e Big Brother i ka pëlqyer që shumë vite.
“Unë kam mbajtur qëndrimet e mia, opinionet e mia, por në vetvete loja më pëlqente, duke qenë se e shikoja nga këndvështrimi i një komentatoreje nga jashtë. Duke më ftuar ta komentoja lojën e Big Brother, fillova ta doja”, u shpreh ajo.

“Si sfidë më ka pëlqyer shumë, dhe kjo më bëri ta marr këtë hap dhe të hyjë në këtë format”, theksoi tutje Gixhari.
“Mund ta pranoj që ka pasur qëllime për karrierë, dhe mund ta quaj një hap drejt karrierës. Por qëllim ka qenë për t’i fituar ato para”, tha mes tjerash gazetarja.
Ndërsa shton se loja në këtë reality shou nuk është aspak ashtu siç duket nga jashtë.
“Shtëpia e Big Brother nuk është ashtu siç e mendon nga jashtë, dhe kur je brenda saj, sepse presioni i kamerave është shumë i madh. Por në asnjë moment s’i kam thënë ‘çfarë i bëra vetes’”, tha Gixhari.
Gerta vlen të ceket se nuk arriti as në finalen e madhe të këtij edicioni. /Telegrafi/





























































