Është ri aktualizuar problem me gërryerjen në shtratin e lumit Pçinjë në Konjare të Poshtme. Banorët e kësaj zonë janë revoltuar, sepse siç thonë kompania “Eorprogres” tashmë disa ditë ka vazhduar punën në terren.
Kjo ka ndodhur pasi Gjykata Administrative ka sjellë vendim që të hidhet poshtë vendimi i Qeverisë për prishje të njëanshme të marrëveshjes për koncesion, marrëveshje e cila i jep të drejtën kompanisë për eksploatim të burimeve minerale zhavorr dhe rërë. Banorët kërkojnë që Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë të reagojnë publikisht për këtë situatë, sepse siç thonë, ndjehen të braktisur nga institucionet. Banorët e Konjares së Poshtme dhe fshatrave përreth thonë se nuk do të lejojnë të shkatërrohet vendi i tyre dhe nëse institucionet nuk ndërmarrin ndonjë hap, atëherë do të protestojnë duke bllokuar autostradën dhe kryqëzimet kryesore të kryeqytetit.
“Para se të nisnin këto të gërryenin, janxha është kositur 4 herë në vit. Ajo tani kositet vetëm njëherë, sepse ka rënë niveli i ujit. Edhe tek gruri, më përpara ka pasur 4 deri 5 ton, tani maksimumi ka 2 ton grurë. Edhe tek uji i pijshëm. Ne të gjithë pimë nga puset. Nga 6 metra, u detyruam ta vazhdonim 9 metra, përsëri ka humbur uji, kemi shkuar në 12 metra. Pra, niveli I ujit ka rënë për 6 metra. Mbi 30% këtu merren me bujqësi. Dikush që duhet të mbrojë interesin e qytetarit, nuk e mbron. Ne si Bashkësi lokale do të mbajmë një takim me të gjithë fshatarët dhe do të marrim një vendim, I cili unë besoj se do të jetë bllokimi total”, u shpreh Halim Emini- banor i Konjares.
Ata thonë se janë të pakënaqur nga mos efikasiteti i administratës në Qeveri të cilët edhe pas tre seancave gjyqësore nuk kanë arritur që në kohë të dërgojnë dëshmi në Gjykatë se përse është bërë prishja e njëanshme e koncesionit.
“Apeli ynë drejtuar Qeverisë është që tu përmbahet provave që që ka siguruar Inspektorati për Mjedis Jetësorë kur me të drejtonte Ana Petrovska se koncensioneri e ka shkelur marrëveshjen për koncesion. Dhe Ministria e Ekonomisë nuk ka mjaftueshëm argumente dhe fakte për dhënien e atij koncesioni, sepse me provat është dëshmuar se koncensioni është dhënë në kundërshtim me ligjet”, shtoi Senad Samiq- banor i Konjares.
Nga Inspektorati për Mjedis Jetësorë thonë se nuk kanë marrë njoftim nëse është vepruar në përputhje me vendimin e Gjykatës Administrative. Inspektorati ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit që të deklarohet se cilat masa duhet të ndërmerren për dëmtimin e shtratit të lumit Pçinjë. Ndërsa nga Ministria e Ekonomisë kërkon që në afat sa më të shkurtër të deklarohet për mundësinë e korrigjimit të kufijve të sipërfaqes së dhënë nën koncesion sipas nenit 131 të Ligjit për Ujëra. Në nenin 131 përcakton rregullat se kur ndalohet dhe kur lejohet gërryerja në shtratin e lumenjve.
“Më datë 07.08.2023, Inspektorati i Mjedisit përmes inspektorëve për ujërat ka kryer mbikëqyrje inspektuese dhe e njëjta është publikuar në Facebook-un zyrtar të Inspektoratit. Raporti nga mbikëqyrja është dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë për Mjedis Jetësorë”, thonë nga Inspektorati për Mjedis Jetësorë.
Alsat tentoi disa herë të kontaktojë me drejtuesit e kompanisë “Europrogres”, por të njëjtit nuk deshën të flasin. Ministria e Ekonomisë, tashmë disa vite, i ka dhënë koncesion kompanisë “ Europrogres” për shfrytëzimi e rërës jashtë shtratit të lumit Pçinjë që kalon në Konjare. Koncesioni u dha në vitin 2011 dhe u vazhdua në vitin 2019. Në vitin 2021 u tha se koncesioni që Ministria e Ekonomisë i ka dhënë kompanisë “ Europrogress” për eksploatim në lumin Pçinjë është në kundërshtim me Ligjin për Ujëra. Kjo është konstatuar nga inspektimi që ka bërë në terren Inspektorati i Mjedisit dhe Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Një nga parregullsitë e hasura është se lumi kishte depërtuar thellë në parcelën e dhënë në koncesion. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë