LAJMI I FUNDIT:

Gerrard në garë për të marrë drejtimin e Wiganit

Gerrard në garë për të marrë drejtimin e Wiganit

Trajneri anglez, Steven Gerrard ka hyrë në garë për t’u bërë trajneri i ri i klubit nga Championship, Wigan Athletic.

Koha e tij në Aston Villa përfundoi në fund të tetorit pas 11 muajsh në krye dhe tani ai është në kërkim të një roli të ri.

Pasi ka trajnuar në futbollin skocez dhe më pas në Ligën Premier, ndoshta një hap poshtë në Championship mund të jetë një lëvizje e përsosur për Gerrard për të mësuar si menaxher.


Wigan shkarkoi Leam Richardson pas tetë ndeshjesh pa fitore, pavarësisht faktit se ai nënshkroi një kontratë të re tre-vjeçare vetëm disa javë më parë.

Ata triumfuan me një gol të vonshëm nga Curtis Tilt kundër Blackpoolit sot për të fituar 2-1, në një fitore që kaloi përpara Blackpool-it në vendin e 22-të, si dhe barazoi me West Brom, i cili qëndron një vend më lart.

Përderisa ende nuk ka raporte zyrtare që e lidhin ish-trajnerin e Villas me këtë rol, ai është renditur lart në listën e kandidatëve të mundshëm nga lojtarët.

Sipas Skybet, Gerrard po garon për të marrë drejtimin me emra si Duncan Ferguson, Sean Dyche, Shaun Maloney dhe Rob Edwards.

Gerrard cilësohet si zgjedhja ‘magjepsëse’, por mbetet për t’u parë nëse ai do të bëjë një hap mbrapa për sa i përket ligës që dëshiron të menaxhojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Kalo në kategori