Gërmimet arkeologjike që po zhvillohen në Parkun Arkeologjik të Bylisit në Mallakastër kanë nxjerrë në dritë monumente të tjera antike, të cilat plotësojnë kuadrin e zhvillimit urbanistik në zonën publike.

Krahas vijimit të gërmimit të cisternës publike, në kuadër të verifikimit të gjeofizikës, sondazhet e kryera zbuluan tempullin dedikuar perandorit romak Octavian Augustus.


Monumenti ishte i pozicionuar në fillim të agorasë përballë Pytaneonit, çisternës së madhe publike dhe termës së antikitetit të vonë, ku sipas ekipit të arkeologëve, mendohet të jetë një tempull dedikuar Augustit.

bylis 2

Në këtë projekt arkeologjik, drejtuar nga dr. Olgita Ceka, prof. Neritan Ceka dhe prof. Skënder Muçaj, tashmë bashkëpunon edhe DRTK Vlorë, e cila kontribuon me specialistët e saj në mbarëvajtjen e gërmimit arkeologjik, por edhe të ndërhyrjeve paraprake të konservimit e restaurimit.

Kjo fushatë kërkimore ka pasur në fokus qendrën monumentale dhe monumentet publike të agorasë në qytetin antik të Bylisit. /Telegrafi/

bylis 3