LAJMI I FUNDIT:

Gërkovska: Letërnjoftimi digjital do të ulë korrupsionin

Gërkovska: Letërnjoftimi digjital do të ulë korrupsionin

Eksperti estonez në fushën e identitetit digjital, Raul Kaidro, vlerëson se vendi ynë mund të ketë kartat e para elektronike për identifikimin personal pas dy viteve.

Siç thotë Kaidro për “360 Gradë”, vendi nuk është shumë larg realizimit të një ideje të tillë.

“Le të themi se procedura e tenderit për një përpunues do të zgjaste rreth gjysmë viti, ndërsa i gjithë procesi mendoj se do të përfundonte për rreth dy vite. Le të themi se deri në fund të vitit 2024, ju mund të keni në dorë kartat elektronike plotësisht funksionale. Unë nuk mendoj se ato do të shpërndahen menjëherë në të gjithë popullatën, por sistemi do të ishte funksional”, deklaroi Kaidro/


Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë dhe njëherit kryetare e Këshillit Kombëtar për Transformimin Digjital të Shoqërisë, Slavica Grkovska theksoi se implementimi i letërnjoftimeve elektronik do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si kemi funksionuar deri tani dhe do të zvogëlojë mundësinë e mitos dhe korrupsionit.

“Kjo do të çojë në mënyrë të pashmangshme në uljen e korrupsionit, sepse reduktimi i kontaktit fizik gjatë ofrimit të shërbimeve për qytetarët në mënyrë të pashmangshme zvogëlon mundësinë e korrupsionit. Edhe për ofertën edhe për marrjen e ryshfetit, pashmangshmërisht çon në funksionim më transparent dhe efikas të institucioneve, dhe në fund e gjithë kjo shpie në ndryshimin e mënyrës së funksionimit”, deklaroi Grkovska

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori