Një gjykatë në Paris e shpalli aktorin francez Gerard Depardieu fajtor për abuzim seksual me dy gra gjatë xhirimeve të filmit “Les Volets Verts” në vitin 2021.

Depardieu nuk u paraqit në dhënien e dënimit.


Ai u dënua për sulm seksual ndaj skenografes 54-vjeçare dhe një asistente 34-vjeçare.

Gerard Depardieu

Skenografia Amelie deklaroi se ai e kishte zënë midis këmbëve të tij dhe i kishte prekur gjoksin, vaginën dhe të pasmet.

Kjo ndodhi në xhirime, ndërsa ajo po fliste në telefon.

"Më kujtohen sytë e tij të mëdhenj. Pashë fytyrën e tij të madhe dhe sytë e tij të kuq. Ishte shumë i zemëruar dhe i mërzitur. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, tha ajo.

Aktori gjithashtu e preku asistenten e regjisorit, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, në pjesët intime në disa raste. /Telegrafi/