Georgievski: Pse bëhet dramë me priftin maqedonas që dëboi Kosova, e që ishte në shërbim të politikës serbe
Autoritetet e Kosovës dëbuan gjatë kësaj jave priftin Fotije, igumeni i manastirit të Zveçanit, që është Aleksandar Kostovski me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.
Mediat maqedonase i dhanë jehonë këtij lajmi duke nxitur reagime se dëbimi është i paargumentuar dhe i padrejtë, përcjell INA.
Por, këtë e ka komentuar edhe ish-kryeministri i Maqedonisë dhe lideri aktual i partisë OBRM-Popullore, Lubço Georgievski.
“Mediat maqedonase sot i kushtojnë rëndësi të madhe dëbimit të Aleksandër Kostovskit nga autoritetet kosovare. Nuk e kuptoj se për çfarë është drama?! A jemi ofenduar nga politika e Kosovës apo nga Aleksandri që hoqi dorë nga identiteti fetar dhe me shumë gjasa kombëtar maqedonas dhe u vu në shërbim të politikës serbe në Kosovë?”, komentoi Georgievski.
Prifti Fotije, emri i të cilit është Aleksandar Kostovski, është i lindur në Shkup në vitin 1981, dhe pas mbarimit të akademisë së muzikës në Sofje të Bullgarisë, në vitin 2004 u bë murg në Kosovë në Dioqezën e Kishës Ortodokse Serbe, pas së cilës në vitin 2009 ai u bë igumen i manastirit afër Zveçanit, në veri të Kosovës.
Informacionet janë se ai është dëbuar pasi ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e qëndrimit në Kosovë. Shërbimet në Prishtinë e ndaluan dhe duke përmendur “arsye të sigurisë kombëtare” vendosën ta dëbojnë.
Kisha serbe akuzon se autoritetet e Kosovës nuk e respektuan Ligjin për liritë fetare dhe në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare e dëbuan klerikun e tyre.
Prifti është deportuar mbrëmë me shoqërim policor në vendkalimin “Bllacë” dhe për 5 vite i është ndaluar hyrja në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite