Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, po vazhdon të shijojë lidhjen e saj më të re me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Çifti janë tashmë shumë të ndjekur nga fansat e tyre në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.


Teksa janë vazhdimisht në udhëtime, dyshja duket se kanë bërë ndalesën në një prej kryeqyteteve më të bukura të botës, në Paris.

gemta3

Ka qenë i dashuri i Gentës, ai i cili ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të çiftit në rrjetet sociale, nga kryeqyteti i bukur francez.

Në njërën prej tyre, Usta shfaqet duke i dhënë Gentës një puthje të zjarrtë shumë pranë Kullës "Eiffel".

genta

Genta ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, teksa duket të jetë më shumë e fokusuar në jetën private. /Telegrafi/

genta2