Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan me fansat shpesh momente të ndryshme nga jeta e përditshme, përfshirë këtu çastet e këndshme që kalon me partnerin në udhëtime luksoze.


Së fundmi, çifti kanë vendosur që të vizitojnë një nga destinacionet më të veçanta të Spanjës.

gentaq1

Ata kanë udhëtuar për në Barcelonë, ku kanë shijuar çaste të këndshme së bashku duke shijuar pamjet e bukura të këtij qyteti.

Shumë prej momenteve të ëmbla të kaluara në shoqëri të njëri-tjetrit, dyshja nuk kanë hezituar që t’i ndajnë edhe me ndjekësit e tyre në Instagram.

genta4

Genta dhe Huseyin përndryshe në një intervistë të dhënë në fund të vitit të kaluar, ishin shprehur se mendonin të martoheshin këtë vit.

genta.ismajli.the .queen 174474541 120913233432605 9163430260255388187 n

Mirëpo duke parë situatën pandemike e cila vazhdon të bllokojë shumë procese, nuk dihet se sa do të jetë e mundur të zhvillohet dasma e çiftit. /Telegrafi/

genta5 Foto: Genta Ismajli/Instagram