Ndër tre partitë kryesore, ajo që ka moshën më të re të kandidatëve është Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas të dhënave, mosha mesatare e kandidatëve të LSI është rreth 39.1 vjeç. Në vendin e dytë vjen Partia Demokratike.
Kandidati mesatar i Republikës së re është 42.4 vjeç, ndërsa mosha mesatare e kandidatëve të Partisë Socialiste rezulton 44.4 vjeç. Por, këto janë të dhënat mesatare për të gjithë kandidatët, e cila ndikohet shumë nga të rinjtë që partitë vendosin në vendet e fundit për të plotësuar listat.
Ndaj Top Channel hulumtoi moshën mesatare posaçërisht për kandidatët që janë renditur në vendet e mundshme fituese dhe përfundimi ndryshon jo pak.
Më saktësisht, për LSI mosha mesatare e kandidatëve që me gjasa do të zgjidhen deputetë është 47.25 vjeç, për Partinë Demokratike 47.8 vjeç, ndërsa për PS 48.9 vjeç.
Në të vërtetë listat e partive janë të mbushura me të rinj. Numri i kandidatëve nën 35 vjeç, që përkon dhe me moshën mesatare të popullsisë varion nga 37 vetë në listën e Partisë Socialiste deri në 65 vetë në atë të Partisë Demokratike.
Por të dhënat tregojnë se shumë pak prej tyre do të ulen në karrigen e deputetit. Sipas shifrave, në LSI numri i kandidatëve nën 35 vjeç që kanë mundësi për t’u zgjedhur deputet varion nga 3 deri në 7 vetë; në PD pritet të zgjidhen 3 deri në 6 deputetë nën 35 vjeç; ndërsa në PS numri i deputetëve që përfaqëson moshën mesatare të vendit pritet të jetë vetëm 2 deri në 4 vetë.
Partive shqiptare përgjithësisht u pëlqen të reklamohen si përfaqësuese e të rinjve. Por faktikisht parlamenti i ardhshëm i Shqipërisë nuk pritet të ketë më shumë se 10 për qind të deputetëve në moshën 35 vjeç e poshtë. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?