LAJMI I FUNDIT:

“Gënjeshtar le t’i thotë babait të vet”, “Duhet të kesh turp për çka flet” – përplasje e ashpër mes Çekut e Zemajt

“Gënjeshtar le t’i thotë babait të vet”, “Duhet të kesh turp për çka flet” – përplasje e ashpër mes Çekut e Zemajt

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ka ndodh një debat i ashpër mes ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj. 

Fillimisht deputeti Zemaj pyeti ministrin Çeku për një ekspert që e paguajnë mbi 5,500 euro.

“Sipas informacioneve që i kemi ju e keni angazhuar një ekspert që iu këshillon me një pagë mujore prej 5,560 euro. A mundeni me tregu çfarë cilësi ka ky ekspert 5,560 euro, me pagu në muaj për çka për trashëgimi, për kulturë, për sport…dhe pyetja e dytë për subvencione?”, tha ai.


Zemaj po ashtu i tha Çekut se kjo ministri ka dhënë 5 milionë për subvencione, kryesisht për OJQ në Prizren, sidomos te ajo ku ministri ka qenë para se të ishte ministër.

“Shumicë e këtyre i keni dhënë për OJQ-të e Prizrenit. Sa janë këto të vërteta? , ka pyetur Zemaj ministrin Çeku.

Ndërsa, ministri Çeku e mohoi se ai është këshilltar i tij, por siç tha Çeku është konsulent profesional.

“Nuk ka këshilltar për ministrin, është konsulent profesional që është angazhuar nga administrata, nuk është emërim politik, nuk është këshilltar i ministrit. Nuk ka kuptim që një këshilltar të paguhet por, ai është konsulent që ofron shërbime të caktuara të cilat e kanë vlerën që e kanë. Kontrata është publike. Për ato shërbime ai ka thënë kaq kushton, nuk është këshilltar i ministrit, është gabim kështu me bë deklarata të paqëndrueshme. Thatë shumica e subvencioneve kanë shkuar në Prizren, është gënjeshtër. Stadiumi nacional nuk është anuluar asnjëherë. Stadiumi ‘Adem Jashari’ ka probleme pronësore”, tha ai.

E, në momentin që ministri përfundoi fjalimin, akuzat e fyerjet vazhduan nga foltorja e tyre.

Aty dëgjohet Zemaj duke thënë se nuk i tha ministrit që po gënjen, por vetëm bëri pyetje e ministri “gënjeshtar le t’i thotë babait të vet”.

Kurse, ministri iu drejtua Zemajt “i thotë vetit deputet e duhet të ketë turp se çka flet”.

Aty reagoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se fjala gënjeshtër nuk është fjalë parlamentare.

“Fjala gënjeshtër dhe fjala mashtrim nuk është fjalor parlamentar, sepse e keni përdorë edhe ju shumë shpesh… Kurse fjalët tjera që po i përdoreni ju zoti Zemaj janë jo parlamentare, ndonëse po i përdorni pa mikrofon, por nuk e lejoj këtë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori