Genc Prelvukaj darkon me Morena Tarakun, merr një dhuratë të veçantë (Foto)

Reperi i njohur Genc Prelvukaj ka pak kohë që ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me Lyrical Son, këngën dhe klipin "A t'merr malli", i cili është pritur mirë nga fansat.
"A t'merr malli" ka qenë edhe kënga përmbyllëse e Etnon për këtë vit, të cilët ishin mjaft produktiv për 12 muajt e vitit 2016.
Duke qenë se jemi në fundvit, të gjithë kanë filluar të marrin dhurata me afrimin e Vitit të Ri, përfshirë këtu edhe artistët.
Genci ka publikuar së fundmi disa fotografi në Instagram Story, ku ka treguar një prej befasive më të mira që i ka ndodhur së fundmi.
Teksa po darkonte në një restaurant me kolegen e tij Morena Tarakun, atij i erdhi pjata e ëmbëlsirës, në të cilën kishin shkruar titullin e këngës së tij të fundit "A t'merr malli".

Ai nuk ka treguar nëse kjo befasi i është bërë nga restauranti ose dikush i afërt, megjithatë në fotografi vërehet qartë lumturia e tij pasi ka marrë ëmbëlsirën. /Telegrafi/






























































