LAJMI I FUNDIT:

Geci: Vrasës nga Shqipëria janë paguar për të më eliminuar

Geci: Vrasës nga Shqipëria janë paguar për të më eliminuar

Ish deputeti Gani Geci ka bërë sot të ditur se ditë më parë ka pranuar informatë se vrasës me pagesë nga Shqipëria kanë marr ofertë nga dikush në Kosovë që ta vrasin.

Geci në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se sipas informatave të para personat për të cilët bëhet fjalë nuk janë krejt të panjohur në Kosovë por ata janë të njohur kryesisht në rrethin e Dukagjinit, ndërsa thekson se rasti është paraqitur në polici dhe siç shkruan ai “do ta mbrojmë veten, familjen tonë dhe pragun e shtëpisë sonë me të gjitha mjetet ligjore për mbrojtje që i disponojmë”.

Lexoni të plotë statusin:


Të dashur qytetarë

Disa ditë më parë kam pranu një informatë se vrasës me pagesë nga Shqipëria kanë marr ofertë nga dikush në Kosovë qe ta vrasin Gani Gecin.

Vrasësit me pagesë sipas informatave të para në Kosovë përdorin emra rrejshëm (pseudonime ) ndërsa  në Shqipëri kanë emra tjerë.

Gjithnjë sipas informatave të para personat për të cilët bëhet fjalë nuk janë krejt të panjohur në Kosovë por ata janë te njohur kryesisht në rrethin e Dukagjinit.

Rasti është i paraqitur pranë organeve të hetuesisë në të gjitha nivelet që posedon Republika e Kosovës.

Për shkak të hetimeve nuk po dua të ua përmendi emrat (pseudonimet)që këta kriminel përdorin në Kosovë.

Kërkoj nga dy prokurorit e dy shteteve Shqipërisë dhe Kosovës që të bashkëpunojnë mesvete dhe të ndalojnë njerëzit me precedencë penale që lëvizin në Kosovë.

Gjithashtu kërkoj edhe nga prokuroria e shtetit në Kosovë dhe prokuroria Speciale në Hagë që të intensifikojnë hetimet dhe këta dy persona dhe të tjerët në Kosovë që ndërlidhen me këtë rast të arrestohen dhe të marrin dënimin e merituar.

Të gjitha tentim vrasjet kundër Gani Gecit lidhen me komunikatën nr 59.

Le ta dinë edhe kriminelët nga Shqipëria edhe kriminelët nga Kosova se unë Gani Geci dhe familja ime do ta mbrojmë veten, familjen tonë dhe pragun e shtëpisë sonë me të gjitha mjetet ligjore për mbrojtje që i disponojmë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori