Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka kritikuar ashpër u.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Gecaj ka thënë se Osmani ka abuzuar pamoralshëm me vullnetin e të gjitha strukturave të LDK-së, dhe sipas tij, ajo ka shkelur besimin e 163 mijë votuesve të LDK-së, transmeton Telegrafi.
“Gjatë gjithë periudhës së qeverisjes Haradinaj, LDK udhëhiqte në çdo sondazh nga 5 deri në 10 % mbi LVV-në. Megjithatë, në zgjedhje ne dolëm të dytit, pasi që Vjosa, si para, gjatë, ashtu dhe pas zgjedhjeve, kishte hyrë thellë në agjendën e LVV-së dhe sillej e vazhdon të sillet si një KOPJE e dobët e Albin Kurtit. LDK dallon rrënjësisht në platformë, në thelb, në frymë, në parime e në ide nga LVV, prandaj edhe votuesit i japën më shumë votë origjinalit Albin se sa kopjes Vjosa. Gjithashtu, shikuar në përqindje, LDK kishte rënie në dallim me zgjedhjet paraprake, prandaj Vjosa nuk i solli fitore askujt tjetër pos vetes dhe patronit te saj Al-Bin autokratit”, thuhet në reagimin e Gecajt.
Për më shumë, reagimi i plotë:
“Është fatkeqësi që në skenën tonë politike tanimë janë etabluar vrasës, kriminelë, hajna, psikopatë, mashtrues e maskarenj, por edhe individë të pandërgjegjshëm, të pandershëm, të pabesë e bukëpërmbysës si Vjosa Osmani. Vjosa është një hipokrite, egoiste, manipulante, fund e krye falso dhe, mbi të gjitha, një person që për interesin e sajë është në gjendje “të ecë mbi kokat e njerëzve”, mu ashtu siç manipuloi mbrëmë aq pandershëm edhe me mikun e shqiptarëve William Walker.
Egoja e saj e sëmurë ndoshta edhe e beson se ajo është vetë LDK-ja, por unë vazhdoi të qëndroi konsekuent në mendimin tim të kamotshëm se bash askush nuk e ka dëmtuar viteve të fundit LDK-në më shumë se Vjosa Osmani, edhe pse, dorën në zemër, me fajin e individëve e strukturave të partisë, të cilat në vazhdimësi i lejuan apo i krijuan hapësirë për të manipuluar me destruktivitetin e saj. E rrjedhimisht, me këto veprime, ajo ka dëmtuar seriozisht edhe vetë shtetin dhe qytetarët e Kosovës.
Në mesin e një mali të këqijave që na i solli, po i përmendi vetëm ato më domethënëse: rrëzimi i një presidenti të LDK-së, me këshillat e saja joprofesionale; ishte kundër dy qeverive të vetme të LDK-së së pasluftës; punoi fuqishëm për rrëzimin e Qeverisë Mustafa; dhe tani po e bën të pamundurën për të rrëzuar edhe Qeverinë Hoti.
Vjosa Osmani, e cila është personi i pestë në historinë 31 vjeçare të LDK-së të cilës i japëm privilegjin të udhëheqë listën tonë, abuzoi pamoralshëm dhe pabesisht me vullnetin e të gjitha strukturave të LDK-së, por edhe shkeli mbi besimin e 163 mijë votuesve të LDK-së, të cilët BESUAN se po i jepnin votë LDK-së e jo LVV-së. Secili nga këta 163 mijë votues të LDK-së janë dhjetëfish më të mirë e më të ndërgjegjshëm se Vjosa, ndërsa ajo, derisa i tradhton ata e pa ta, është vetëm një hiq i madh.
Gjatë gjithë periudhës së qeverisjes Haradinaj, LDK udhëhiqte në çdo sondazh nga 5 deri në 10 % mbi LVV-në. Megjithatë, në zgjedhje ne dolëm të dytit, pasi që Vjosa, si para, gjatë, ashtu dhe pas zgjedhjeve, kishte hyrë thellë në agjendën e LVV-së dhe sillej e vazhdon të sillet si një KOPJE e dobët e Albin Kurtit. LDK dallon rrënjësisht në platformë, në thelb, në frymë, në parime e në ide nga LVV, prandaj edhe votuesit i japën më shumë votë origjinalit Albin se sa kopjes Vjosa. Gjithashtu, shikuar në përqindje, LDK kishte rënie në dallim me zgjedhjet paraprake, prandaj Vjosa nuk i solli fitore askujt tjetër pos vetes dhe patronit te saj Al-Bin autokratit.
Nëse nuk vetëdijesohemi dhe nuk mobilizohemi si kurrë më parë, edhe në zgjedhjet e radhës fryma plëngprishëse e Vjosa Osmanit do të vazhdoi të na dëmtoi, sepse ky është dhe ka qenë çdoherë qëllimi dhe misioni i vërtetë i saj. Vjosa Osmani është ngritë politikisht kryesisht duke e dëmtuar partinë e vet, mu si ai paraziti i cili “ … jeton mbi apo brenda organizmit bartës dhe që ushqehet nga apo në dëm të atij organizmi”!
Mos ti japin luksin e vazhdimit të kësaj tradite të mbrapsht dhe të pandershme të sajë. Populli thotë se “nuk ka njeri më të keq se bukë-përmbysësi”, prandaj të shpresojmë dhe të punojmë shumë që Vjosën politikisht ta mallkoi buka, bekimi dhe besimi ynë. Në veçanti të punojnë dhe ta ngrisin zërin ata të cilët këmbëngulën disa herë në avancimin e brendshëm të sajë. Ligështinë e saj transparente e bëjmë duke ngritur zërin, e jo duke u strukë në brendinë e rehatisë së pozitave e funksioneve të dhuruara nga votuesi LDK-ist.
P.S. Më sugjerojnë disa se nuk do të duhej të merrem me te fare, por, me sinqeritetin më të madh, unë e besoi dhe i qëndroi prapa secilës fjalë që e them për të”.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar bashkëpunimin me ish-partinë e saj, LDK-në dhe partitë tjera që ajo iu ka referuar si “kapëse të shtetit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët