“Arsyeja kryesore që unë jam sulmuar është që unë kam qenë pjesëtar i delegacionit në Bruksel dhe si i tillë më duhet që ti arsyetoj këto marrëveshje të cilat i kemi nënshkruar atje, sepse kam qenë pjesëmarrës i gjitha bisedave dhe negociatave. Mirëpo, si duket qëndrimet e mia ju kanë penguar atyre dhe kjo është arsyeja kyçe”, ka thënë Gecaj

Ai shtoi se këto veprime nuk kanë të bëjnë me këto marrëveshje, meqë deklaron se “arsyeja është përmbysja e shtetit”.


I pyetur lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe, se a ka rol ekzekutiv, Gecaj ka thënë se nuk do të ketë fare pushtet ekzekutiv pasi “këto garancione janë edhe në Marrëveshje”.

“Nuk do të ketë fare pushtet ekzekutiv dhe nuk do të jetë nivel i tretë. Këto garancione i kemi në marrëveshje, mirëpo i kemi edhe nga miqtë tanë të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët tërë kohën kanë qenë të involvuar gjatë procesit” , është shprehur Gecaj

Gecaj ndër të tjera ka thënë se e tërë kjo lufta e opozitës vjen pasi ata “po duan ta marrin pushtetin në mënyrë të dhunshme”. Ai gjithashtu tha se sistemi dhe mënyra e veprimeve të Vetëvendosje janë si brigadat “e kuqe që kanë funksionuar në vitet e 70’ta dhe 80’ta në Itali”, duke thënë se edhe ata kanë filluar në fillim me lëvizje të vogla.

“Nëse institucionet e Kosovës i lejojnë këto veprime të tyre, unë nuk çuditem nëse ata do të veprojnë njëjtë si brigadat e kuqe, dhe i quaj brigada të kuqe të Lëvizjes anarkiste” , ka thënë Gecaj në “Kontakt” /Gazeta Tribuna/