Në emisionin politiko-satirik “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin, në Televizionin Rrokum, Gecaj ka thënë se veprimet e VV-së e dëmtojnë më së shumti Lëvizjen e jo individët, sepse asgjë nuk fillon e mbaron me një subjekt politik.

I përjashtuar nga Lëvizja vetëvendosje, Gecaj ka thënë se nuk është aspak i drejtë përjashtimi prej VV-së, duke shtuar se ai nuk ka pasur ndonjë problem me Vetëvendosjen, përveç se ka fol për pakënaqësitë brenda kësaj lëvizje.


Sipas Gecajt, është viti i dytë kur janë liruar aktivet e pikave të Vetëvendosjes, duke thënë se në Junik është mbyllur zyra para 2 javësh dhe 26 pika të tjera në disa fshatra atje. 

Gecaj tha se Vetëvendosje është në krizë. “Gjithnjë e më shumë kjo lëvizje po moliset. Vetëvendosje është futur në një spirale të monotonisë dhe si po shihet edhe janë shterë idetë”, tha ai. /Telegrafi/