LAJMI I FUNDIT:

Gecaj thotë se nëse dikush i rrezikon serbët e Kosovës, ajo është Serbia

Gecaj thotë se nëse dikush i rrezikon serbët e Kosovës, ajo është Serbia

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nëse dikush po i rrezikon serbët e Kosovës, është Serbia.

Gecaj kështu i është kundërpërgjigjur deklaratave të zyrtarëve serbë të cilët kanë thënë se me çdo kusht do t’i mbrojnë serbët e Kosovës.


Lexoni të plotë postimin e Gecajt në Facebook:

“KUSH I RREZIKON SERBËT KOSOVARË

Është thënë këtyre ditëve nga politikanët e Beogradit se do t’i mbrojnë serbët e Kosovës me çdo kusht, por nuk është qartësuar se nga kush kanë nevojë të mbrohen ata. Nëse serbët e Kosovës janë të rrezikuar sadopak, ky rrezik tani, por edhe në të kaluarën, ka ardhur mu nga politikat konfliktuoze dhe luftënxitëse të Beogradit, e asnjëherë nga shqiptarët kosovarë. Serbia, posaçërisht me politikat e së kaluarës, por edhe me ato të tashmet, është ajo e cila rrezikon më së shumti serbët kosovarë. Serbët e Kosovës, mirëqenia dhe siguria e tyre, më së shumti rrezikohet nga ngritja e mureve, promovimi i trenave me mbishkrime nacionaliste, mbajtja ende në fuqi të fletarrestimeve anakronike, përzierja flagrante në punët e brendshme të Kosovës, kërcënimet, shantazhet dhe ultimatumet e paskrupullta dhe të pakuptimta, mbajtja aktive e strukturave paralele, e shumë e shumë veprime tjera të natyrës së tillë. Në Kosovë mund të rrezikohen vetëm politikat nacionaliste dhe luftënxitëse të Beogradit dhe asgjë tjetër”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori