LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Rama s’mund të flasë për Kosovën me Serbinë

Gecaj: Rama s’mund të flasë për Kosovën me Serbinë

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i cili njëherësh është edhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, ka deklaruar se janë të mirëseardhura angazhimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe të vendeve tjera mike për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por ai ka thënë se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe se në emër të Kosovës mund të flasin vetëm institucionet e Kosovës.

Gecaj në një intervistë për “Zërin” ka thënë se beson që vizita e kryeministrit shqiptar në Serbi do të kontribuojë në shtensionimin e raporteve në rajon dhe krijon një klimë bashkëpunimi. Kurse, sa i përket qëndrimeve që ka shprehur Rama në Beograd për çështjen e “Trepçës”, Gecaj ka thënë se ato janë në përputhje me qëndrime e Kosovës.

Më tej Gecaj ka thënë se ka stagnime në dialogun Kosovë-Serbi, mirëpo, sipas tij, partnerët e koalicionit qeverisës vendosin nëse do të ketë ndryshim të formatit të këtij dialogu apo jo./Zeri/


Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori