LAJMI I FUNDIT:

Gecaj për etiketimet si spiun: Kam raporte të mira me të gjitha ambasadat

Gecaj për etiketimet si spiun: Kam raporte të mira me të gjitha ambasadat

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se  është vështirë që t’ia heq dikush perceptimin se djegiet e veturave, të zyrtarëve qeveritar, po kryhen nga ana e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Ai ka thënë se nuk e kupton se si dy partitë opozitare Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, po i pranojnë metodat e reagimit të LVV-së, sepse sipas tij, këto parti gjatë funksionimit të tyre nuk kanë përdorur këso metoda.

“Duhet të marrim e të shohim kush po e rrezikon rendin në vend. Nëse e merrni një koktej molotovi dhe e hidhni në trupin e policit, si duhet të vlerësohet kjo. Këta e kanë gojën plot me vlerat e luftës, e në anën tjetër i sulmojnë pjesëtarët e policisë së Kosovës, një pjesë e madhe e të cilëve kanë qenë pjesë e luftës”, ka shtuar Gecaj.


Ai ka folur edhe për etiketimet të cilat po i bëhen nga ana e opozitës si “spiun i ambasadave”, duke thënë se ai ka marrëdhënie me të gjitha ambasadat e vendeve mike në Kosovë.

“Unë, gjatë kohës që kam qenë në ambasadën amerikane, kam punuar me letra. Do të habiteshit po të dinit se si kanë ardhur vetë zyrtarët e partive politike dhe më kanë treguar për bashkëpartiakët e tyre. Nuk do të flasë për zhvillimet që kanë ndodhur gjatë kohës që kam punuar aty. Kam pasur dhe do të kem marrëdhënie të jashtëzakonshme me ambasadën Amerikane, Britanike, Gjermane, Norvegjeze dhe me ambasadat e vendeve mike”, ka thënë Gecaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori