Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, tha se dëshira dëshpëruese e subjekteve opozitare për pushtet ua ka mjegulluar këtyre partive të gjitha konceptet dhe parimet e funksionimit normal në sistemet demokratike.
Gecaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se aq janë fascinuar dhe preokupuar me marrjen e pushtetit saqë për çdo komplikim të cilësdo natyre i kërkojnë kryeministrit të “shkoj në shtëpi”.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Dëshira dëshpëruese e subjekteve opozitare për pushtet u ka mjegulluar këtyre partive të gjitha konceptet dhe parimet e funksionimit normal në sistemet demokratike.
Duke shpresuar se do të përmbysin pushtetin me “armën” e pamoralshme të keqpërdorimit (dhe jo vetëm) flagrant të ndjenjave nacionale, këto subjekte, cila më shumë e cila më pak, u futën në baltën konspirative aq thellë saqë tani nuk po munden të dalin nga aty, edhe pse e shohin qartë, ata, por edhe opinionin publik, se po e dëmtojnë qytetarin dhe shtetin e Kosovës në mënyrë gati të pariparueshme.
Aq janë fascinuar dhe preokupuar me marrjen e pushtetit saqë për çdo komplikim të cilësdo natyre i kërkojnë Kryeministrit të ‘shkoj në shtëpi’, duke i sugjeruar gjithashtu se zgjidhja e çështjes së demarkacionit ‘duket është e pamundur që të bëhet, derisa ju të jeni kryeministër’.
Kjo qasje më së miri zbulon qëllimet e vërteta të opozitës, se ata nuk janë fare të interesuar që kjo çështje të zgjidhet, sepse atëherë do të humbnin edhe atë pikë shprese (të pashpresë) të ardhjes së hershme në pushtet.
Kështu, skenari opozitar do të ishte: largojeni këtë qeveri; na sjellin neve në pushtet (me hatër apo me zor); dhe pastaj ne e ratifikojmë të njëjtën marrëveshje mbi demarkacionin, por tanimë me një opozitë konstruktive (LDK) e cila interesin nacional e ka vendos gjithherë mbi atë partiak; e që d.m.th. ne asnjëherë nuk do të bëhemi konstruktiv si ata, sepse interesi ynë i vetëm dhe “madhor” është marrja e pushtetit me çdo kusht e me çdo çmim [“për inat të resë, më vdektë djali”]!
Viti zgjedhor 2018 do të tregoj se kush do të shkoi në shtëpi, prandaj ju sugjerojmë të punoni shumë në drejtim të ndryshimit të opinionit të gjerë – pra, keni edhe një vit e gjysmë të provoni se madje edhe ju mund të shihni interesin nacional para atij partiak! Shihemi pra e matemi në vitin 2018”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos