“E kam prit këtë sulm se ia kanë bërë edhe të tjerëve, kështu që nuk jam çudit”, ka thanë Gecaj.

“Me këtë sulm ata e kanë ‘plagos’ edhe anëtarin e tyre, është kryetari i Obiliqit që vjen nga AAK. Po ashtu kam marrë mesazhe nga tri partitë opozitare, të cilët me kërkojnë falje për këtë sulm”, tha Gecaj.


“Po më vjen keq se si burri plak, si është Pal Lekaj e ka marrë guximin me gjuajt me vezë”, vlerësoi Gecaj.

Ai ka theksuar se opozita nuk e di se çka rrezikojnë me këto veprime. "Po i shfrytëzojnë të rinjtë sepse ata nuk e dinë se sa janë të rëndësishme marrëdhëniet e mira me ndërkombëtarët".

Deklaratën e Driton Talit për Televizionin Rrokum, se fjala bazë e marrëveshjes së Asociacionit të komunave serbe “overview” ka shume kuptime, Gecaj tha: " ai është veç mendim i Driton Talit dhe e ka gabim", duke shtuar se ata e kanë diskutuar në Bruksel këtë fjalë.

Ai ka shtuar se Vetëvendosja e ka këtë sistem që po e përdor, që nga fillimi, ndërsa partitë tjera që i janë bashkuar, nuk e kanë.

Sipas tij, ka masa të tjera që mund të ndërmerren, e jo kështu si po veprojnë tani.

Gecaj ka thënë se marrëveshja e Asociacionit është votuar në Kuvend në vitin 2013 me 2/3 e votave, andaj opozita duhet t`i bindë deputetën që t`i mbledhin 2/3 e votave dhe marrëveshjet hiqen.

Ai ka shtuar se marrëveshjet largohen vetëm nga Kuvendi, e jo nga kryeministri Mustafa./Telegrafi/