Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj i LDK-së, ka komentuar daljen në skenë të partisë së re të Mimoza Kusari-Lilës, në komunën të cilën e udhëheq ajo, në Gjakovë.
Gecaj, përmes një postimi në Facebook, e ka konsideruar si paraqitje spektakulare të Kusari-Lilës, duke thënë se Kosova ka rreth 56 alternativa të regjistruara si subjekte politike. Madje ai e ka quajtur si përpjekje lokaliste duke cituar kryetaren e Gjakovës se “Është koha me nisë në Gjakovë”.
Gecaj ka ironizuar duke thënë se “mimozat nuk qelin në nëntor”, ndërkaq ka thënë se mbetet të shihet nëse kjo parti do ta ketë fatin e ish-subjektit të Shpend Ahmetit, FER.
Postimi i plotë i Gecajt:
“ALTERNATIVA” PËR POLITIKANËT BREDHËS
Mimoza Kusari-Lila në mënyrë “spektakulare” paska prezantuar partinë e saj (apo edhe të dikujt tjetër) të re, duke sugjeruar se gjasat janë që shprehja “alternativë” mund të jetë pjesë e emrit të këtij subjekti; dhe kjo sepse qytetarët po kërkuakan alternativë. Nëse këtu ka menduar në vetë fjalën “alternativë”, në Kosovë tanimë e kemi një të tillë, Alternativa Demokratike e Kosovës (ADK); por nëse mendon në substancën “alternativë”, atëherë Kosova tanimë ka shumë alternativa të tilla, pra kemi rreth 56 subjekte të regjistruara politike.
Nga kjo paraqitje vërehen dy (deri tani) indikacione që sugjerojnë se kjo “alternativë” mund të përfundoi në një iniciativë lokale, pasi që është promovuar në “mbretërinë” (komunën) e zonjës në fjalë, tendencë kjo lokaliste e cila përforcohet edhe më shumë kur ajo thotë: “Zakonisht në Kosovë, kur ka nisur diçka, kanë pyetur a ka nis në Gjakovë? Jo! E s’koka koha. E tash po dojmë me nisë në Gjakovë, se është koha”.
Po në Gjakovë, “alternativa” bindi edhe 8 asamblistë lokal të bëjnë të njëjtën të cilën e bëri “shefja/ideatorja” e tyre – të zhgënjejnë (fjala më e butë e mundur) elektoratin e tyre të cilët i votuan në një petk krejtësisht tjetër politik. Mimozat nuk çelin në nëntor, dhe gjithashtu ato vyshken kur ndërrojn vend nga një kopsht (parti) në kopshtin tjetër.
Fenomeni i cili më intrigoi më së shumti nga ana e “alternativës” ishte ajo “anketa” të cilën ata po duakan të zhvillojnë në tentimin e tyre “demokratik” për të përcaktuar liderin e këtij subjekti; unë vërtetë u kisha sugjeruar që më demokratike do të ishte sikur këtë ta bënin përmes ndonjë ankandit publik (auction).
Mbrëmë Shpend Ahmeti paska sugjeruar se edhe “alternativa” mund të jetë pjesë e opozitës, edhe një herë të bashkuar, në tentimet e tyre tanimë dëshpëruse për të marrë pushtetin me çdo kusht e çdo mjet. Pra, mbetet të shihet a do të përjetoi edhe “alternativa” fatin e FER-it; a do të zhbëhet plotësisht apo edhe ata do t’i tradhëtojnë idealet e ti bashkohen Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë