Gecaj ia rikujton Kusari- Lilës: Ke qenë pjesë e një partie politike

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka “thumbuar” kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila pas deklaratës së saj se ajo dhe të tjerët të tjerët të cilët janë të mendësisë se njëjtë se kanë mundur të jenë pjesë e cilitdo subjekt politikë.
Gecaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kusari Lila dhe Ilir Deda kanë qenë pjesë e se paku një partie politike.
Postimi i plotë:
“Mimoza Kusari – Lila: “Secili prej ne të rinjve që jemi të mendësisë së njëjtë dhe tjerët që i presim, kemi mundur të jemi pjesë e partive. Unë personalisht kam mundur të jem në cilëndo parti aktuale...” Zonja Kusari-Lila si duket harron që ajo ka qenë pjesë e një partie politike....po edhe bashkëpartiaku i saj i ardhshëm Ilir Deda gjithashtu....e për të tjerët mbetet ta shohim...”(sic.)

















































