LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Debati mbi ‘guximin e komandantëve’, patetik-naiv dhe i pavend

Gecaj: Debati mbi ‘guximin e komandantëve’, patetik-naiv dhe i pavend

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit në largim, Isa Mustafa, e ka cilësuar se patetik dhe të pa vend debatin e bërë dje në Kuvendin e Kosovës rreth “guximit të komandantëve”.

Gecaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë seancë dikush e pa që më e rëndësishmja për ta thënë aty dhe në atë moment ishte mungesa e guximit të komandantëve.

Postimi i plotë:


“DEBATI I VONUAR
Debati mbi ‘guximin e komandantëve’ në Kuvendin e Kosovës ishte patetik, i pa vend dhe krejt naiv. Në këtë seancë dikush e pa që më e rëndësishmja për ta thënë aty dhe në atë moment ishte mungesa e guximit të komandantëve. Pse ky përgjithësim? Çfarë ndërlidhje e djallëzores me naiven! Hiç më e mirë nuk ishte as ajo tjetra kur u tha e kundërta, po ashtu me përgjithësim. Përkundrazi kishte patriotizëm të vonuar dy dekada që i bënë qesharakë folësit rrahagjoks, brenda e jashtë Kuvendit të Kosovës. A bën tu tregoj dikush këtyre se lufta ka kohë që ka përfunduar, dhe se tani jemi në rrethana e dimensione krejtësisht tjera? Guximi e patriotizmi më i madh i kësaj kohe është të mos i bëhet hile qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.”(sic.) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori