Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga pozicioni i nënkryetarit që ushtron detyrën e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një grup deputetësh kanë thirrur një mbledhje urgjente të grupit për të plotësuar vakancën e krijuar.
Grupi Parlamentar i PD-së është mbledhur sot dhe ka propozuar zgjedhjen e deputetit Gazment Bardhi si Kryetar të Grupit Parlamentar dhe nisjen e procedurës së njoftimit të Kuvendit mbi emërimin e Kryetarit të ri të Grupit, pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt.
Grupi regjistron 33 anëtarë, nga të cilët kanë votuar pro të gjithë deputetët e pranishëm dhe asnjë kundër. Deputetët që kanë votuar pro kryesimit të grupit nga Gazment Bardhi janë: Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati, raporton A2 CNN.
Gjithashtu, kanë shprehur mbështetjen për kryesimin e grupit nga Gazment Bardhi deputetët e PD-së që janë të regjistruar në grupet parlamentare të aleatëve të PD: Merita Bakiu; Selaudin Jakupllari; Andia Ulliri; Emilja Koliqi.
Kanë munguar në mbledhje deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, deputetët e “grupit Berisha” Greta Bardeli; Lindita Metaliaj; Edi Paloka; Ervin Salianji; Tomor Alizoti; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Isuf Çelaj; Ina Zhupa dhe Kastriot Piroli, si dhe deputetët Enkelejd Alibeaj, i dorëhequr nga pozicioni i kryetarit dhe Flutura Açka që ndodhet jashtë Shqipërisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht