Për të gjithë mbahet mend për rolet e tij të spikatura në “Portokalli”, por dhe në skenën e teatrit. Ai është një ndër aktorët e rinj më aktivë në skenë, që kanë ditur të gërshetojnë suksesin e shfaqjeve teatrale me atë të varietesë. Por, si po ia kalon këto ditë të nxehta vere djali i aktorit të njohur Luftar Paja; cilat janë pasionet e tij, planet dhe projektet në fushën e aktrimit, etj.
Ka mbaruar sezoni i “Portokallisë”, me çfarë jeni duke u marrë këto ditë të nxehta?
Gazi: Kryesisht me pushime. Kam lëvizur në disa vende të ndryshme, por bëj dhe një paraqitje here pas here, në kanalin ku transmetohet “Portokallia”. Gjithashtu jam duke parë një mundësi për një rol në teatër, por duke qenë se jemi në verë, është paksa si një situatë e “mendueshme”. Gjithashtu po bëj dhe përgatitjet për sezonin e ardhshëm të Portokallisë”.
Në sezonin e ardhshëm do të jesh me të njëjtin personazh?
Gazi: Mendoj me një personazh të ri, por më duhet të flas dhe me drejtuesit e varietesë.
Në teatër keni qenë shumë aktiv, ndërsa tani jeni paksa “mendueshëm”, ç’do të thotë?
Gazi: Kam qenë aktiv në teatër me “Ëndrra e Hipopotamit”, “Të djegshit”, “Të parët dhe të fundit” si dhe shfaqja e fundit që ka qenë “Alegreto Albania” me Altin Bashën, të cilën po mendojmë ta lëvizim, gjithsesi janë plane, po asgjë konkrete. Më është bërë dhe një ofertë nga një teatër në Maqedoni në periudhën e gushtit, për një monodramë, gjë për të cilën po mendohem ende, sepse kam nevojë për pushime.
Ku kanë qenë pushimet e Gazit këtë verë?
Gazi: Kam qenë me pushime në Greqi, në Mal të Zi, në Vlorë, një ditë në Strugë, gjithashtu dhe në Tiranë nëpër pishina.
Domethënë, të pëlqen deti për pushime?
Gazi: Po, është e vërtetë që më pëlqen deti, por meqenëse duhet të jem në Tiranë prezent, shfrytëzoj edhe pishinat. Kryesisht pishinën e një mikut tim, ku ndihem më i qetë.
Me kë shkoni me pushime?
Gazi: Me shoqërinë time. Në këto momente më ka ardhur dhe një shok nga Londra dhe po mundohem që ta shëtis dhe ta respektoj atë, për sa ditë që ndodhet në Tiranë.
Përveç aktrimit, ajo që ka rënë në sy është se dini dhe të këndoni shumë mirë. Keni menduar ndonjëherë për mundësinë për t’u bërë këngëtar?
Gazi: Unë këndoj për kënaqësinë time, për shoqërinë dhe njerëzit më të afërt. Nuk e kam parë ndonjëherë si një të ardhme për të bërë karrierë dhe që të jetë për mua një burim fitimi, p.sh, duke nxjerrë një album. Kam menduar seriozisht disa oferta nga këngëtarë që unë i vlerësoj, për të bashkëpunuar në ndonjë duet dhe të cilët nuk i përjashtoj si mundësi. Mendoj se kënga është një vlerë që aktorit i duhet dhe më vjen mirë që unë e kam.
Keni qenë pjesëmarrës në disa vepra këtë vit, ndërmjet teatrit dhe varietesë, cila do të jetë rruga që do të zgjidhni?
Gazi: Varieteja është një moment i karrierës sime. Atë forcë që ka “Portokallia”, besoj se nuk e ka asnjë spektakël tjetër, ndaj dhe jam aty e ndihem vërtet shumë mirë.
Keni provuar dhe filmin, si jeni ndjerë?
Gazi: Ekzekutimi im i parë në kinema ka qenë në moshën 8-vjeçare në filmin “Rikonstruksioni”, me Manjola Nallbanin dhe Erion Mustafaraj. Gjithashtu, kam pasur dhe eksperienca të freskëta me filmin, këto kohë kam qenë në Shkodër me një film me histori për gjakmarrjen, me regjisor Ali Manen.
Çfarë ndryshimi ka një rol në kinema me atë në teatër?
Gazi: Në teatër, për sa je në skenë nuk të lejohet asnjë gabim, ndërsa në film mund ta kesh këtë luks. Filmi më pëlqen, sepse të lejon të fluturosh, ndërsa teatri është më i kufizuar. Shekspiri nxirrte një tabelë ku shkruante, “pyll” dhe ti duhet të imagjinoje një të tillë, kjo për sa i përket dekorit. Në film mund ta krijosh mundësinë që të gjendesh vërtet në pyll.
Keni ndryshuar disa herë look, përpara disa kohësh keni pasur një stil “punk”, tashmë me flokë të shkurtër, prefer- oni të ndryshoni?
Gazi: Stili “punk” ka qenë për t’u përshtatur në rolin që kisha në pjesën “Alegreto Albania”, ku personazhi i përkiste këtij stili. Tani i kam kthyer paksa në nivel…
Domethënë nuk eksperimentoni?
Gazi: Jo, nuk është një gjë e tillë. Thjesht ai stil nuk përshtatej me jetën time të përditshme. Kjo nuk do të thotë që unë në të ardhmen, për hir të rolit të mos i ndryshoj, p.sh, t’i bëj të verdha. Një kolegu im në “Portokalli”, Marini, kaloi një sezon të “Portokallisë” me flokët biond. Unë jam i gatshëm të bëj çdo gjë për profesionin.
Çfarë tipi jeni jashtë skene dhe cilat janë pasionet e tua?
Gazi: Mendoj se jam tip i shoqërueshëm, shpesh më thonë se jam “motori i shoqërisë”. Mendoj se jam dhe paksa tip romantik dhe më pëlqen shumë të udhëtoj. Një ndër pasionet e mia më të mëdha janë kuajt. Merrem shpesh me hipizëm, sport të cilin e kam praktikuar më shumë gjatë kohës kur kam qenë në Greqi./Bluetooth/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?