Sulejman Mato
“A ka shkollë për t’u bërë shkrimtar?”, e pyeti një ditë një nxënëse shkrimtarin Kolë Jakova, në një nga takimet që ne bënim dikur me lexuesin. “Po”, iu përgjigj ai, “por që të dalësh shkrimtar duhet të hysh shkrimtar…”!
Po shkollë për t’u bërë analistë a ka? Shkolla ka për t’u bërë analistë, por analisti duhet të ketë cilësi analisti dhe të ketë në kokë një bibliotekë të tërë. Një analisti i duhet jo vetëm dhe eksperiencë jetësore dhe profesionale, por dhe paanshmëri gjykimi, sinqeritet dhe vërtetësi, mbi të gjitha duhet të ketë integritet qytetar.
Mediat tona me sa duket e kanë gjetur më të lehtë për të ftuar në studiot e tyre, krahas analistëve të vërtetë dhe persona që nuk i kanë këto vlera e që mund t’i quajmë me plot të drejtë tifozë partish. Kohët e fundit mediat tona televizive i kanë shtuar rubrikat opinion-dhënëse. Ne kemi kohë që i ndjekim me interes këto debate televizive, te “Klan”, “News 24”,”Ora News”,”Top Chanel” etj., mirëpo shpesh shohim të na shfaqen në panele krahas opinionistëve të përgatitur dhe disa të ashtuquajtur analistë, me pamje rëndësore, e që sa hapin gojën dhe një fshatar i thjeshtë i kupton se çfarë duan të thonë e cilin duan të mbrojnë.
Këtyre analistëve partiakë, përveç dijeve të plota u mungon dhe etiketa e mirësjelljes, flasin vend e pa vend dhe i ndërpresin fjalën kolegëve sikur të jenë duke bërë debat në një kafene.
Më rëndom kjo gjë vërehet te disa syresh kur kemi të bëjmë me debate politike apo me probleme që kërkojnë analiza të thella dhe qëndrime jo partiake. Analist do të thotë të jesh një gjykatës i paanshëm dhe një vërejtës i imët, për të zbuluar ca imtësira që nuk mund të vihen re nga syri i çdokujt. “Televizioni nxit interesin më të shëmtuar të gazetarëve të këqij”, ka thënë Indro Montaneli. “Kërkoni me çdo kusht bujën. Nëse dikush nga ju do të bëjë këtë profesion shpëtojini joshjes nga buja.”
Disa nga këta të vetëquajtur analistë, në debate të tilla duken si të dërguarit e partive politike, persona që mbrojnë partitë me tifozllëk, duke e deformuar debatin e duke e shndërruar atë një pazar kafshësh. Çudia më e madhe nis kur shikon gati të njëjtat fytyra që lëvizin nga një emision në tjetrin, madje ka raste që i sheh këto fytyra në një ditë në dy televizione njëherësh, që shtrihen paq në divanet e studiove televizive dhe ngrenë zërin duke dhënë gjykime dhe kur debatohet për gjykatat, pa pasur kulturë juridike dhe kur debatohet për fenë, pa pasur kulturë fetare, dhe për politikën e jashtme, pa qenë punonjës i asaj ministrie apo diplomat karriere, si dhe për figura botërore, Trampin, Putinin, Erdoganin, pa lexuar asnjë libër për historinë e jetës së tyre dhe për kufirin detar dhe për djallin dhe të birin…
Duke vërejtur cektësinë e këtyre debateve, për më tepër kur diskutojnë me pasion dhe hera -herës dhe me urrejtje për figura politike, dëgjuesit të thjeshtë që kërkon të mësojë diçka prej tyre, ia bën emisionin të pështirë. Kam venë re që, analistë të tillë, krahas krenarisë butaforike kanë jo vetëm delirin e madhështisë, por dhe paturpësinë që të paraqiten si persona që dinë gjithçka, ndërkohë që nuk ngrihen as mbi njohuritë e një debati kafenesh.
Kam mendimin që në këto debate televizive kur ngrihen probleme të rëndësishme kërkojnë pjesëmarrjen e profesorëve dhe doktorëve të shkencave, ose specialistëve dhe profesionalistëve të fushave përkatëse.
Media te dashura, në qoftë se doni të ruani imazhin tuaj të besueshëm hiqini qafe ca të vetëquajtur analistë. Analisti është një fjalë e madhe…”Mbi të gjitha,-thotë gazetari i njohur I.Montaneli,-gazetaria kërkon shumë modesti.” Madiat në një pikëpamje, e kam thënë dhe një herë tjetër, janë shkolla të vërteta publike.
Nga të gjitha llojet e analistëve më diletantët janë analistët politikë… Disa prej tyre ju i njihni edhe vetë. Nuk ka nevojë për t’u përmendur emrat.
Ua kupton mendimin edhe pa hapur gojën. Këta lloj analistësh, janë të prirur, në mos të paguar për të mbrojtur dikë, me arsye dhe pa arsye. Populli sheh. Populli dëgjon. Populli gjykon… Populli herë pas here e mbyll me nervozizëm televizorin sa i sheh të shfaqen këta lloj analistësh.
Personalisht, kam pasur interes dhe kureshtje për t’i ndjekur disa nga këto emisione, dhe më ka ardhur keq për varfërinë e mendimit dhe partiprinë e tyre.
Nganjëherë kam dashur të kuptoj se çfarë mendon një fshatar, apo një tregtar që është rropatur gjatë ditës pas punëve të rëndomta, kur e ndjek me kujdes këtë _”pazar Korçe”. Dëgjuesi në emisione të tilla ndihet si në një debat tifozërie, ku secili prej debatuesve kërkon të mbrojë me zjarr skuadrën e tij politike.
Të dashur moderatorë të këtyre emisioneve, na i hiqni qafe disa këta lloj analistësh, pasi jo vetëm dëmtojnë mendimin opinionist, por nxitin tek dëgjuesi një lloj atmosfere konfliktuale, duke e shtuar dhe më tej atmosferën konfliktuale parlamentare. Shqipëria, miqtë e mi, ka shumë profesorë, e doktorë, ka shumë specialistë të njohur për debate profesionale. Ju keni mundësi t’i ftoni në emisionet tuaja për të përfituar dhe ne nga dituria, por dhe përvoja dhe eksperienca e tyre. Ne dëgjuesit e këtyre emisioneve do të ishim shumë më përfitues po të shikonim në studiot tuaja persona të tillë. Doni emra? Ka kaq shumë personalitete vendi ynë, madje dhe në fushën e politikës. Pikërisht këta lloj analistësh do t’ju a bënin emisionet tuaja shumë interesante dhe do t’u shtonin respektin emisioneve të tilla. Ndofta dhe ju vetë jeni ndjerë mirë kur keni ftuar, dhe vazhdoni të ftoni në studiot tuaja personalitete dhe persona me reputacion në shoqëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre
Mike Tyson e goditi me shuplakë Jake Paulin gjatë matjeve zyrtare, incidenti përfundoi me kërcënime
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
"Nga rivalë politikë në shokë": Videoja virale e gjeneruar me Al shfaq Trumpin dhe Bidenin duke shijuar momente të këndshme së bashku
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët