Dorëheqja e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq po konsiderohet se është bërë vetëm që presidenti Aleksandër Vuçiq ta zgjat pushtetin e vet dhe ta heqë përgjegjësinë prej vetes.
Pas protestave të mëdha në Beograd tash e sa kohë, vlerësohet se mundësi e vetme për t’i qetësuar protestuesit ishte dorëheqja e Vuçeviqit.
Kështu thotë gazetari serb, Radomir Dimiq në një intervistë për KosovaPress, për çka thekson se kjo lëvizje e qeverisë së Serbisë nuk do t’i “qetësojë” protestuesit.
Ai potencon se me dorëheqjen e kryeministrit serb, Vuçiq ka dashur ta “shpëlajë” vetën nga përgjegjësia.
“Pas protestave të studentëve më të mëdha që kanë qenë deri tash në Serbi prej kohës së Millosheviqit, kur ka pasur protesta të mëdha dhe kur nuk i ka mbetur asnjë opsion Millosheviqit. Tash i kemi protestë ndoshta edhe më të mëdha se që kanë qenë në kohën e kundër Millosheviqit në Beograd dhe në Serbi. Dorëheqja e kryeministrit Vuçeviq sot për mua nuk është lajm i madh. Sepse kur është në pyetje politika e Aleksandër Vuçiqit kjo ka qenë e pritur. E ka bërë për t’i qetësuar studentët. Me dorëheqjen e Vuçeviqit ai ka dashur të shpëlajë, tu thotë studentëve të Serbisë ‘Unë nuk kam faj, por bashkëpunëtorët’. Është viktimizuar…Pushtetin në tërësi e ka pasur në dorë vetëm Aleksandër Vuçiqi, e jo Vuçeviqi. Kjo është një mënyrë që ta heqë përgjegjësinë prej vetes dhe tu thotë protestuesve ‘Ndryshime kemi’. Për ta zgjatur mandatin dhe pushtetin e tij”, thotë Dimiq.
Sipas tij, studentët protestues nuk duan dialog me Vuçiq, pasi siç thotë ai nuk e ka mbajtur asnjë premtim të dhënë karshi tyre.
Dimiq thotë se studentët nuk do të ndalen së protestuari, pavarësisht këtij vendimi.
“Studentët nuk e pranojnë dhe nuk kënaqën me një dorëheqje të kryeministrit. Dihet se kryeministri e ka pasur një rol protokollar, krahasuar me Aleksandër Vuçiqin. Këtu është hapur një rrugë tjetër. Një rrugë për një qeveri e cila duhet të themelohet jo vetëm prej njerëzve të regjimit të Aleksandër Vuçiqit. Por, edhe partive tjera… Përndryshe, studentët nuk dëshirojnë ndryshimet formale. Por, ndryshime të thella në shoqëri. Është korruptimi i sistemit të madh… Nuk është e vërtetë që studentët e Serbisë që bëjnë protesta kanë hyrë me dhunë nëpër objekte të institucioneve të qeverisë dhe Serbisë…Studentët nuk e duan dialogun me Vuçiqin. Deri tani çka ka premtuar Vuçiq, asnjë premtim nuk është realizuar”, potencon Dimiq.
Ndërkaq, gazetari serb për KosovaPress thotë se Aleksandër Vuçiq nuk ka forcë e as interes që të shkaktojë trazira në rajon.
Ai shton se e vetmja mundësi që situata të stabilizohet është plotësimi i kërkesave të protestuesve.
“Që të bënë diçka që mundet ai (Vuçiq), ndonjë situatë ta vështirësojë në rajon nuk besoj. As nuk ka forca, as nuk ka interes. Nuk ka interes sepse problemet e brendshme të cilat i ka, nuk e ka bërë rajoni, dikush nga jashtë…A është e mundshme të bëjë prapë luftën në rajon? Të luftojë me kë, si, çka. Ai e ka humbur potencialin për çdo aksion ekstrem në rajon. Nuk ka shans që mund të bëjë diçka në rajon. Studentët do të vazhdojnë aksionin, protestën deri sa kërkesat e tyre do të plotësohen. E vetmja mundësi që në Serbi, situata të stabilizohet është plotësimi i kërkesave të studentëve. Ata kanë kërkuar ndaljen e korrupsionit, standardin e studentëve, e njerëzve, ndryshimet të thella”, thekson Dimiq.
Kryeministri Vuçeviq tha se dorëheqja e tij ka për qëllim uljen e tensioneve në Serbi. Dorëheqje dha të martën edhe kryebashkiaku i Novi Sadit.
Shembja e çatisë në stacionin e trenit që la pas vetes 15 të vdekur, çoi në shpërthimin e pakënaqësive ndaj të presidentit popullist të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai është përballur me akuza për frenim të lirive demokratike në Serbi pavarësisht se kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta” – si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Izraeli nuk do të gjejë paqe pa themelimin e shtetit palestinez – thotë Erdogan

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës