Shpeshherë debatet politike mund të jenë të nxehta dhe të kalojnë në përleshje të vogla në televizion.

Dy gazetarët jordanezë erdhën deri tek përleshja, gjatë një diskutimi rreth Sirisë, në një emision të drejtëpërdrejtë.


Al Jayousi tha se Johari po mbeshteste kryengritjen siriane, teksa kundërpërgjigja ishte se Al Jayousi po paguhej që ta mbështeste regjimin e Asadit.

Prezantuesi Zuhair al Azza nuk ishte në gjendje t'i kontrollojë palët, teksa al Johari ngriti tavolinën dhe filloi ta godas al Jayousin.

Përfundimisht përleshja u ndal nga stafi i produksionit të cilët ndërhynë dhe i ndanë dy burrat. /lajmi.net/Telegrafi/