Një grup gazetarësh të medieve ndërkombëtare vizituan sot  ambientet e Muzeut Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”.

Të shoqëruar nga Ministrja shqiptare e Kulturës, Elva Margariti ata diskutuan mbi institucionet e kujtesës dhe mënyrat se si ato mund të bëhen tërheqëse për brezin e ri.


Të ftuar nga organizatorët e “Manifesta Biennial”, në Prishtinë, stacioni i radhës i gazetarëve të huaj ishte Tirana, ku u njohën qytetin dhe në veçanti me një nga muzetë më domethënës dhe dëshmues të 45 viteve diktaturë, në Shqipëri.

11 9 1

“Një rast për të shkëmbyer eksperienca dhe për të promovuar vendin tonë, kudo që ata përçojnë informacion: New York Times, Le Monde, El Pais, The Art Newspaper France, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Tagespiegel, Monopol, NOS, Euronews English, Volkskrant, Zeit”, tha Margariti./ATSH