LAJMI I FUNDIT:

Gazeta Zyrtare publikon shpalljen e gjykatës: “BESA i takon Kasamit”

Gazeta Zyrtare publikon shpalljen e gjykatës: “BESA i takon Kasamit”

Gazeta Zyrtare ka publikuar vendimin përfundimtar të Gjykatës Themelore Shkupi 2 për pronësinë e Lëvizjes BESA. Në shpalljen që është publikuar dy ditë më parë, më 28 nëntor, ashtu siç u vendos në disa vendime gjyqësore, BESA i takon kryetarit Bilall Kasami, ndërsa në Regjistrin gjyqësor të partive politike shënohet BESA me adresë në rrugën “Hristian Todorovski Karposh”, nr. 84A në Shkup, shkruan gazeta KOHA.

Kështu, pas disa ballafaqimeve në gjyq të grupit të Afrim Gashit dhe Bilall Kasamit, të gjitha instancat gjyqësore të vendit kanë vendosur se BESA i takon Kasamit, ndërsa janë pranuar ndryshimet statutore të Kongresit të 24 shkurtit të këtij viti në Shkup.
Së fundmi, ishte Gjykata e Apelit ajo që kishte hedhur poshtë kërkesën e Afrim Gashit që, nga Regjistri i partive politike të hiqet emri i Kasamit, si dhe Programi dhe Statuti i Kongresit të Shkupit.

Gashi ishte ankuar ndaj vendimit të shkallës së parë, konkretisht ndaj Gjykatës Themelore Shkupi 2, e cila kishte vendosur që BESA i takon Kasamit, i cili nga ndarja e partisë në dy grupe, ka zotuar edhe vulat e partisë.


Vendim pro Kasamit kishte sjellë edhe Gjykata Administrative dhe Gjykata e Apelit, madje në dy raste.

“Tanimë, pasi janë shterur të gjitha institucionet gjyqësore, Gashit i duhet ta gjejë një emër të ri për partinë, pasi do të pasojnë padi për keqpërdorim të emrit BESA”, thonë zyrtarë nga BESA e Kasamit.

Veç kësaj, në Gjykatën Themelore Shkupi 2 do të duhet të fillojnë edhe proceset gjyqësore kundë grupit të Gashit për “shpifje”, “keqpërdorim të partisë”, “uzurpim”…, padi këto të ngritura nga vet Bilall Kasami, si dhe vet Lëvizja BESA./koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori