LAJMI I FUNDIT:

Gazeta britanike shkruan fjalë të mëdha për plazhet e Shqipërisë

Gazeta britanike shkruan fjalë të mëdha për plazhet e Shqipërisë

“Shqipëria: Plazhet e pa dëmtuara ku birra kushton më pak se 1 funt”, është qasja që bëri gazeta britanike Express.co.uk.
Ata i konsideruan plazhet e Shqipërisë si perla dhe xhevahir të vërtetë, duke bërë të ditur se edhe janë plazhet më pak të njohura në Evropë.

“Shqipëria ka mbetur e pazbuluar kryesisht nga turistët, për shkak të një historie të trazuar komuniste”, shkroi gazeta.

Megjithatë, Shqipëria mbetet një vend tepër i sigurt dhe shumë i qetë për tu vizituar, ndër të tjera, plazheve të Shqipërisë ata i dhuruan një ‘kurorë’, transmeton lajmi.net.


Çmimet i konsiderojnë si tepër të volitshme, madje shkruan se pas daljes së Britanisë nga BE, Shqipëria mund të jetë një nga vendet ku ata mund të gëzojnë një pushim të paharrueshëm dhe pa shpenzime të mëdha.

Gjithashtu,në qasje të veçantë ata i kushtuan edhe birrës, duke u magjepsur edhe nga çmimi i saj.

“Për ata që e duan birrën, dhe duan ta shijojnë atë të ftohtë me akull, ajo mund të blihet në më pak se 1 funt dhe mund ta shijoni atë në një nga plazhet e bukura të Shqipërisë”, shkruhet në gazetë.

Deti Adriatik, Deti Jon, Gjirokastra, Berati, Tirana e shumë të tjera, ishin vende për të cilat u shkrua me ëndje dhe me dashuri, vende që lanë shenjë edhe në Britani kryesisht për plazhet magjepsëse që mëma Shqipëri i ka.

“Ndërsa turizmi po rritet nga viti në vit, të gjitha shenjat tregojnë për këtë perlë të fshehur e cila do të zbulohet shpejtë nga të gjithë”, përfundon shkrimi në gazetën britanike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori