LAJMI I FUNDIT:

Gaxherri: SHIK-un ta hetojë drejtësia, jo Parlamenti

Gaxherri: SHIK-un ta hetojë drejtësia, jo Parlamenti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, në emisionin “Republika” të Tribuna Channel, ka folur edhe për vrasjet e pasluftës në Kosovë të anëtarëve të kësaj partie.

Ajo ka thënë se askush nuk mund ta mohojë se LDK-së i janë vrarë aktivistët politikë, por se kjo është një çështje më të cilën tash duhet të merret drejtësia.

Gaxherri ka thënë se ka qenë dhe është kundër formimit të një komisioni parlamentar për të zgjedhur vrasjet e pasluftës, pasi kjo nuk është në funksion të Kuvendit por punë që i takon organeve të drejtësisë.


“Ne po e shohim tash që SHIK-u, nuk është veç PDK, por është i shpërndarë edhe në partitë tjera politike. Andaj kjo tash i mbetet drejtësisë. Organet e drejtësisë duhet të merren me këto gjana dhe jo Kuvendi, as komisionet parlamentare” ka thënë ajo.

Megjithatë, Gaxherri ka shtuar se kjo asnjëherë nuk konsiderohet si një çështje e mbyllur për LDK-në, ngase familjarët e të vrarëve kërkojnë drejtësi dhe LDK nuk ka ende përgjigje në pyetjet e saj për këto vrasje.

Ajo ka thënë se Veseli ka marrë përgjegjësinë kur ka pranuar publikisht që e ka udhëhequr SHIK-unë, andaj duhet të jap përgjigje./GazetaTribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori