Gjatë interpelancës për rastin Dehari, janë përplasur fort deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri dhe deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca.
Gaxherri ka përmendur edhe bastisjen e zyrave të VV-së, ku janë gjetur gaz lotsjellës, maska e armë të ftohta, duke thënë se ka qenë e trishtuar.
“Edhe një herë po iu drejtohem juve, unë nuk e di a ka qenë ajo seli e partisë politike a çka ka qenë edhe ju duhet të jepni sqarime. Sikurse unë kërkoj prej drejtësisë tonë, prej Policisë, për Astritin dhe secilin të vrarë dhe të vetëvrarë në burgje, nuk është i vetmi. Njëkohësisht kërkoj përgjegjësi çka iu ka dashur maskat në seli të juaj, çka iu duhen ato maska, për çka jeni ardhur këtu keni gjuajtur gaz, keni gjuajtur edhe kryeministrin, nuk duhet t’i ikni përgjegjësisë as nuk mundeni, as nuk duhet të fshiheni pas njerëzve, pas dhimbjeve të familjeve të vrarëve, vetëvrarëve apo dikush që i ka vrarë, nuk mundeni as ju, as ne”, tha Gaxherri.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
“Pozicioni prej të cilit po flet ajo është një gënjeshtër për shkak se këto institucione të ne janë të kapura, kjo po flet sikur të ishte njëfarë shteti i pavarur demokratik, sikur të ishte në Zvicër. Këtu kjo s’po e kupton që institucionet janë të kapura, institucionet e gjyqësisë edhe kur të duan ta goditin kundërshtarin e tyre politik as fantazia s’ta rrokë çka janë në gjendje të bëjnë. Sepse ne i kemi përjetuar këto, unë po të ofroj fakte, njeriun e keni dërguar në burg, e keni quajtur terrorist, ka dashur ta vras kryeministrin, e keni mbajt në burg pesë muaj, s’di a po e kupton Besë qeta, sepse deshtë apo jo je bërë pjesë e atij aparati të kapjes së shtetit”, theksoi Konjufca.
Por, sërish ka reaguar deputetja Gaxherri, duke i thënë Konjufcës së ajo nuk fshihet pas maskave, sikurse ata.
“Unë nuk fola në emër të institucionit kurrë njëherë, unë fola në emër timin, unë nuk jam ajo që besoj në institucione tona, i kam gjykuar më shumë se ju, veç mënyra ime është ndryshe nuk është e dhunshme si e juaja. T’i mua guxon të më quash, je bërë pjesë e aparatit propagandistik, pse e vnoni maskën, s’po me intereson institucioni, pse e keni maskat, pse fshiheni pas maskave, unë nuk kam vënë maskë kurrë, nuk fshihem dhe mund ta shikoj secilin në sy, prej të gjitha partive, pa maskë jam. Ju keni dal në televizion me fotografi të fëmijëve të mi, deri në atë nivel shkoni, ju nuk kurseni as familje, as kolegëve, as institucioni vetëm vetja juaj”, theksoi Gaxherri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova