LAJMI I FUNDIT:

Gaxherri e quan Hadërgjonajn zëdhënëse të presidentit

Gaxherri e quan Hadërgjonajn zëdhënëse të presidentit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka quajtur Safete Hadergjonaj, zëdhënëse të presidentit Hashim Thaçi.

Ky epitet që Gaxherri i dha Hadërgjonajt erdhi pasi që kjo e fundit tha në seancën e jashtëzakonshme ku po debatohet për pjesëmarrjen ose jo të presidentit të Kosovës në dialog se askush nuk është duke përmendur ndarje të vendit, ose diçka të tillë, por opozita më shumë po e synon pushtetit.

Pikërisht pas këtyre deklaratave, Gaxherri ka kërkuar nga Hadergjonaj që të mos bëhet zëdhënës i saj.


Osmani: Idenë për ndarjen e Kosovës Thaçi po e promovon me paratë e taksapaguesve
Lexo po ashtu Osmani: Idenë për ndarjen e Kosovës Thaçi po e promovon me paratë e taksapaguesve

“Unë kisha pas dëshirë të kem një president që respekton Kushtetutën, të jetë institucion i unitetit, të mos jetë vetëm e kundër të gjithëve, por realiteti është tjetër fatkeqësisht dhe i dhimbshëm. Kot mundoheni të bëheni zëdhënës të tij” ka thënë Gaxheri.

I menjëhershëm ishte kundër-replika nga ana e deputetes Hadergjonaj.

Sipas saj presidenti Thaçi nuk ka shkelur Kushtetutën.

“Presidenti Thaçi nuk e ka shkelur Kushtetutën, prandaj  nuk ka kurrfarë fakti për t’a hequr nga pozita që ai është. Duhet të jemi të kujdesshëm nga fjala që e themi këtu, çdo fjalë që thuhet në Kuvend është përgjegjësi”, ka thënë Hadergjonaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Lajme
Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Politikë
Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe

Drejtësi
“Linja e Jetës”: Mos i shpërndani pamjet e gruas që vdiq sot në Prishtinë

“Linja e Jetës”: Mos i shpërndani pamjet e gruas që vdiq sot në Prishtinë

Lajme
Kosova përballet me një sulm të dytë kibernetik, ekspertët dyshojnë se erdhi nga rusët

Kosova përballet me një sulm të dytë kibernetik, ekspertët dyshojnë se erdhi nga rusët

Siguri
Vdes një grua në lagjen ‘Lakrishtë’ të Prishtinës, dyshohet se ra nga një objekt i lartë

Vdes një grua në lagjen ‘Lakrishtë’ të Prishtinës, dyshohet se ra nga një objekt i lartë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori