Gattuso publikon listën për ndeshjen ndaj Napolit, të ftuar edhe transferimet e verës

Mattia Caldara, Tiemoue Bakayoko, Diego Laxalt dhe Gonzalo Higuain janë të gjithë të ftuar në skuadrën e Milanit për t'u përballur me Napolin të shtunën.
Milani është mysafirë i Napolit në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Serie A, por që për Rossonerët është e para pasi nuk luajtën me Genoan shkaku i tragjedisë me shembjen e urës.
Trajneri Gattuso ka përzgjedhur lojtarët e ftuar për këtë ndeshje, ku katër transferimet e reja i bashkohen shokëve të ri, Alen Halilovic dhe Andrea Bertolacci që kthehet në skuadrën e Milanit.

Megjithatë, Andrea Conti mbetet ende jashtë, ashtu sikurse Ivan Strinic që është jashtë pas problemeve të zemrës dhe Hakan Calhanoglu që është i pezulluar.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































