Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Delina Ibrahimaj rikonfirmoi vijimin e mbështetjes në përgjigje të efekteve të krizës ndërkombëtare për shtresat në nevojë, bizneset, por edhe disa sektorë të ekonomisë.
“Ne do të vijojmë të kemi politikë mbështesë ndaj shtresave në nevojë që do të ndikojë si në ecurinë e konsumit dhe mirëqenien e ekonomisë“, deklaroi ministrja Ibrahimaj gjatë konferencës së përmuajshme lidhur me ecurinë e ekonomisë.
Ministrja tha se, në fund të muajit korrik Ministria e Financave dhe Ekonomisë hartoi një akt normativ për rishikimin e buxhetit, ku u parashikuan ndërhyrjet që qeveria shqiptare do të ndërmarrë me qëllim stimulimin e ekonomisë dhe frenimin e efekteve negative nga konjukturat ndërkombëtare të çmimeve.
“Këtë paketë të plotë masash do ta bëjmë publike shumë shpejt dhe paraprakisht mund të them përfshin ato masa që janë marrë në paketën e parë qoftë për mbështetjen e biznesit, ashtu dhe konsumit”, tha Ibrahimaj.
Paketa e parë e rezistencës sociale:
3.6 miliardë lekë për të indeksuar pensionet. Përfituan 673.542 pensionistë.
2. Për 434 mijë përfitues, qytetare e qytetarë të këtij vendi, qeveria kompensoi me lekë në dorë, rritjen e çmimeve të shportës me 3 mijë lekë për 3 muaj për:
– pensionsitët që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale,
– pensionistët e invaliditetit,
– pensionistët që jetojnë vetëm, (në kuptimin individualisht apo në çift).
– persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër dhe të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike.
3. Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa, shkoi 1.4 miliardë lekë, me një shtesë plus prej 5 milionë USD.
4. Qeveria mbështeti të gjithë shqiptarët që përdorin linja urbane qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit, qoftë kur hipën në autobus brenda qytetit e qoftë kur hipën në një autobus për të shkuar nga një qytet në tjetrin.
5. Zeroi taksën për pagat deri në 40 mijë lekë dhe përgjysmoi taksën mbi pagat deri në 50 mijë lekë, si dhe uli taksën mbi pagat nga 150 mijë deri në 200 mijë, që do të thotë, 56% e atyre që në Shqipëri jetojnë me punë dhe paguhen me pagë, paguajnë 0 taksë mbi pagën.
6. Rriti pagën minimale me 2000 lekë, duke e çuar nga 30 mijë, në 32 mijë lekë.
7. Qeveria shtoi 20 miliardë lekë të tjera për financimin e mburojës së çmimit të energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla. /ATSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova