Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, ka thënë se ky vit ka qenë i keq dhe sipas tij pritet që lajme të mira do të na vijnë gjatë vitit të ardhshëm.
“Më shumë se 1.6 milion njerëz kanë humbur jetë gjatë pandemisë së coronavirusit dhe mbi 75 mijë tjerë janë infektuar me COVID-19, kurse dëmet ekonomike kapin vlerën e dhjetëra trilion dollarëve. Miliona njerëz kanë mbetur pa punë dhe kanë probleme të mëdha për të paguar faturat, e mbi një miliard fëmijë kohën më të rëndësishme për shkollë, e kanë humbur. SHBA këtë vit ishte dëshmitare e vrasjeve të tmerrshme siç ishte ajo e George Floyd dhe Briana Taylor, zjarret në zonat malore dhe zgjedhjet presidenciale që kurrë më parë nuk janë parë të zhvillohen në atë mënyrë”, ka shkruar Gates në blogun e tij “Gates notes”, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, thotë së gjërat do të përmirësohen gjatë vitit 2021.
“Gjatë vitit të ardhshëm do të na vijnë lajme të mira. E kam kaluar 2020-ën me kolegët nga Fondacioni, duke u munduar ta kuptojmë se si duhet ta testojmë, trajtojmë dhe parandalojmë COVID-19. Kur mendoj shpejtësinë dhe përparimin e shkencëtarëve, jam i befasuar. Raca njerëzore kurrë nuk ka bërë përparim më të madh kur është fjala për shërimin e çfarëdo sëmundje brenda një viti. Një gjë e tillë kurrë më parë nuk është bërë sikur në luftën kundër COVID-19”, ka shtuar Gates.
Në rrethana të zakonshme, zbulimi dhe prodhimi i vaksinës mund të marrë kohë deri në 10 vite, por kësaj radhe, shumë vaksina kundër coronavirusit janë zbuluar brenda më pak se një vit.
Sidoqoftë, Gates konsideron se pavarësisht përparimit, njerëzit vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga pandemia e coronavirusit.
“Modelet kompjuterike parashikojnë që pandemia do të mundte të jetë edhe më e rëndë gjatë muajve të ardhshëm. Gjithashtu duhet të bëjmë më shumë për variantin e ri të coronavirusit që është shfaqur, për të cilin thonë se përhapet më shpejtë, por që nuk është edhe aq vdekjeprurës”, ka theksuar miliarderi amerikan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit – çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin
Biden: Fundi i përhershëm i luftës do të diskutohet në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime