Ligji kundër duhanit, i cili ka hyrë në fuqi që më shumë se dhjetë vite nuk po respektohet nga sektori i gastronomisë.
Qytetarët po vlerësojnë se kjo situatë e krijuar është si pasojë e mungesës së gjobave nga institucionet përgjegjëse, ndërkaq drejtuesit e institucioneve përgjegjëse vlerësojnë se njëri ndër problemet më të cilët përballen është numri i vogël i inspektorëve sanitarë.
Pirja e duhanit në lokale po vlerësohet si një shqetësim i madh për shumë qytetarë jo duhanpirës, sidomos gjatë periudhës se dimrit. Kjo situatë shqetësuese sipas tyre, është pasojë e mungesës se respektimit të ligjit kundër duhanit, i cili ndonëse ka hyrë në fuqi vite më parë, nuk po zbatohet.
Disa qytetarë i thanë Radio Kosovës se gjatë kohës së dimrit e kanë të pamundur të vizitojnë kafenetë nga tymi i duhanit.
“Ndërprerja, ndalimi i duhanit do edukim. Nuk ka mos e pi, mos e pi! Duhet të edukohen dhe t’u shqiptohen dënimet. Shteti nuk reagon. Ne de fakto po ju tregojmë që nuk jemi fort për shtet. Katastrofë! Si në odë të burrave. Çdo kund gjithkah, në çdo lokal. Unë për veti as nuk po dalë me pi kafe”, deklaroi një qytetarë në kryeqytet.
Kryeinspektori sanitar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Ibrahim Tërshnjaku, i tha RTK-së se në Kosovë dhe përgjithësisht në Ballkan nuk ka një nivel të lartë të vetëdijes shoqërore për të respektuar ligjet, ndërsa një problem tjetër, është numri i vogël i inspektorëve sanitarë.
“Një ndër sfidat më të mëdha të cilat i kemi në dhjetë vitet e fundit është se kemi punuar vetëm me dhjetë inspektorë qendrorë duke u përpjekur të zbatojmë ligjin. Është numër jashtëzakonisht i vogël në raport me mbi 13 mijë subjekte të gastronomisë. Ne kemi sfidën me të madhe zbatimin ligjit në kafe baret ku konsumohet duhani sidomos në kohën e pasdites”, tha Tërshnjaku
Në Kosovë janë vetëm 57 inspektorë sanitarë që merren me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit kundër duhanit, por ata kanë për detyrë edhe kontrollin e ushqimit dhe shumë obligime të tjera.
Sipas Ligjit kundër duhanit, nëse duhan lejohet në hapësirat ku është i ndaluar me ligj, subjektet afariste mund të gjobiten nga njëmijë deri në tre mijë euro, derisa personat fizikë nga 30 deri në 50 euro. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama