Gastronomët paralajmërojnë largime masive të punëtorëve nëse nuk marrin ndihma nga Qeveria e RMV-së
Kafe për me vete dhe ushqim me dërgesë. Nga sot deri më 20 prill, qytetarët do të mund të porosisin ushqim, që tu dërgohet, ose të marrin ushqim dhe pije nga një objekt gastronomik, nëse ka siguruar sistem sporteli. Gastronomët njoftojnë largimin masiv të punonjësve nëse nuk ka masa të destinuara për këtë sektor. Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi në emisionin e sotëm “Magazina Ekonomike” njoftoi se ky sektor do të marrë masa për ndihmë.
“Do të mbulojmë një pjesë të të ardhurave të humbura për këto dy javë në objektet gastronomike, jemi duke i bërë përllogaritjet e fundit të përqindjes së mbulimit të të ardhurave të humbura. Por, ne jemi duke e zbatuar këtë model për herë të parë, dhe mendojmë se është një model që me të vërtetë do t’i ndihmojë ata sadopak në humbjen që do ta kenë, humbja do të ndahet nga punëdhënësit dhe ne si shtet, por mendojmë se ky është një model më i drejtë në një moment të caktuar- deklaroi Fatmir Bytyqi- Zëvendës Kryeministër për çështjet ekonomike.
Jozyrtarisht, po shqyrtohet mundësia që gastronomët ta marrin ndihmën si të pakthyeshme, ku shteti do të mbulojë një pjesë të të ardhurave të humbura, që do ti kishin gjatë këtyre dy javëve. Mesatarja do të llogaritet sipas të ardhurave, që ata i kanë pasur në tre muajt e parë të vitit paraprak kur kanë punuar, pas së cilës do të përcaktohet se cila do të jetë shuma, përkatësisht përqindja për të mbuluar humbjet. Sipas informacioneve, Qeveria në bisedime do të propozojë subvencionimin e 10% të të ardhurave të humbura, që do ti realizonin në dy javët e ardhshme. Përveç objekteve gastronomike nga sot edhe furrat e bukës, qebaptoret dhe objektet tjera, ku shërbehet ushqimi filluan të shërbejnë përmes sistemit sportel. I njëjti rregull vlen edhe për bastoret përmes sistemit sportel. Palestrat, klubet e fitnesit, qendrat sportive janë plotësisht të mbyllura dhe është e ndaluar të organizohen seminare, trajnime, kurse dhe lloje të tjera të ngjarjeve./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova