Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndihmojë këtë sektor në rimëkëmbjen, pasi që ka qenë ndër sektorët më të prekur nga pandemia COVID-19.
Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi, në një konferencë për media tha se gastronomia ka qenë sektori i parë që është mbyllur dhe i fundit që do të hapet.
Ai tha se është e nevojshme që shteti të ndihmojë këtë sektor në vazhdim të subvencionimit të pagave, me vazhdim të mbulimit të qirave, si dhe me vazhdim të shtyrjes së kredive.
“Do të fillojmë të punojmë, mirëpo kemi me fillua të punojmë të hendikepuar, me kapacitete gjysmake. Kështu që këtë hendikep mundet ta plotësojë qeveria në këtë rast në vazhdim të subvencionimit të pagave, me vazhdim të mbulimit të qirave, si dhe me vazhdim të shtyrjes së kredive. Me këtë i bëjmë thirrje që të gjejmë një gjuhë të përbashkët që t’ia dalim mbanë edhe të rihapjes ose të rimëkëmbjes së bizneseve. Përveç këtyre pikave, kishim dashur t’iu bëjmë thirrje të gjithë gastronomëve që të jenë të vetëdijshëm dhe t’i përmbahen pikave të hapjes, për arsye se kjo punë dy mujore prej gjithë popullit që e ka bërë nuk duhet të shkoj huq me hapjen e bizneseve tona. Njëkohësisht Inspektoratit të punës i bëjmë thirrje që të shkojnë në mënyrë stimuluese ndaj bizneseve dhe jo në mënyrë ndëshkuese”, tha ai, raporton KosovaPress.
Kllokoqi tha se do t’i propozojnë Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së që të përdoret modeli i Austrisë për hapjen e këtij sektori.
“Ne e kemi marr modelin e Austrisë dhe Gjermanisë, ku e dimë se edhe në rajon sot edhe në Beograd janë hapur kafiteritë. Mirëpo, njëkohësisht ne i kemi marrë prej austriakëve, ku parashihet që në restorant tavolinat me qenë njëra prej tjetrës 1.5 metra, klientët në mes vete minimalja të jetë 1 metër, dezinfektuesit të jenë të pranishëm, menyja të jenë një përdorimesh të dezinfektohen. Servisi, piruni, thika, të mos jenë të pranishme, mirëpo të shkojnë bashkë me ushqimin. Ka shumë ideja që po presim që të na thirrin IKSHPK që me qenë bashkëpunues”, tha ai.
Kllokoqi tha se nëse gjithçka do të shkojë mirë kur të bëhet hapja fillimisht me 18 maj, e pastaj me 1 qershor, atëherë mund të pritet që në korrik të hapen edhe sallat e dasmave dhe diskotekave. Por, hapja e këtyre ai thotë se do të bëhet vetëm nëse gjatë kësaj kohe baret dhe restorantet do të jenë të vëmendshme në respektimin e të gjitha masave.
Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se sektori i gastronomisë është i prekur jashtëzakonisht nga efektet e pandemisë.
Ai tha se si sektor do të kenë sfidë për të mbijetuar dhe se kanë shqyrtuar mundësitë se si të krijohet një stabilitet për punën e këtij sektori dhe si të ruhet likuiditeti i tyre.
“Deri në 500 milionë euro sipas të gjitha vlerësimeve, që është bajagi një vlerë e madhe për ekonominë e vendit. Kështu që ne shpëtojmë jo vetëm vende pune, po ne shpëtojmë edhe sektor, kompani të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë nëse i marrim masat e duhura”, tha ai.
Rukiqi tha se deri më tani nuk ka vendim për hapjen e lokaleve të natës dhe të sallave të ahengjeve dhe se hapja e tyre do të shqyrtohet pas fazës së tretë.
Sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë lokalet do të mund të hapen me datë 18 maj për shërbime ‘take away’, ndërsa me 1 qershor është paraparë hapja e tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-380x233.jpg)
Butrinti – Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-380x233.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/butrinti-780x439.jpg)
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re