LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orë

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Rahovec.

Prishtinë 18.11.2021 – 19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.


Lipjan 19.11.2021 – 08:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull  kosovar me të cilin bashkëjeton, ka ushtruar dhunë ndaj saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Fushë Kosovë 19.11.2021 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 05.11.2021 – 19:55. Me 19.11.2021 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë në familjen e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rahovec 19.11.2021 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër, nusen e djalit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Rahovec, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.

Skenderaj 19.11.2021 – 13:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka pasur një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, të dyshuarin mashkull kosovar. Viktima pas intervistimit është kthyer tek prindërit e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori