LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Vendimi i INTERPOL-it për Haradinajn nuk ndryshon, kot e ka Serbia

Gashi: Vendimi i INTERPOL-it për Haradinajn nuk ndryshon, kot e ka Serbia

Beogradi zyrtar po insiston se INTERPOL mund ta ndryshojë vendimin dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mund të arrestohet sërish, por krejt kjo ndryshe vlerësohet kjo nga njohës të çështjeve juridike.

INTERPOL-i hoqi flet-arrestin ndërkombëtar ndaj Haradinajt dhe 17 personave të tjerë.

Por, për këtë Ministria e Drejtësisë e shtetit të Serbisë kishte bërë një ankesë ndaj vendimit të INTERPOL-it që të parit të ekzekutivit kosovar t’i lëshohet sërish flet-arresti.


Në një prononcim për Indeksonline”, avokati kosovar, Tomë Gashi ka treguar se a ka bazë juridike kjo ankesë e Serbisë.

Sipas tij, vendimet e INTERPOL-it janë ato përfundimtare.

“Vendimet e INTERPOL-it janë vendime përfundimtare dhe Serbia vetëm formalisht sa për ta qetësuar opinionin e vet ka paraqitur këtë ankesë, ndërsa INTERPOL-i kurrë nuk do ta ndërrojë vendimin e vet. Të gjitha flet-arrestet të cilat janë ditur për ish-ushtarë dhe komandat të UÇK-së kanë mundur të hiqen që nga viti 1999, nëse zyrtarët tanë kishin qenë të vullnetit, apo duke ushtruar presion në atë kohë në UNMIKU-n. Pastaj këto kanë mundur të heqen edhe duke bërë trysni në bashkësi ndërkombëtare. Mirëpo derisa dikush nuk ka pasur probleme personale as që është interesuar fare për këtë çështje”, është shprehur Gashi për “Indeksonline”.

Më tej, ai thotë se gati të gjithë kryeministrat janë ndaluar nga flet-arrestet e Serbisë.

Gashi tregon rastet si janë ndaluar në cilësinë e ekzekutivit, Hashim Thaçi, Agim Çeku  dhe Ramush Haradinaj.

“Opinioni i Kosovës ka të bëjë më së shumti me rastin e arrestimit të fundit të z.Ramush Haradinaj në Francë vitin e kaluar. Mirëpo, ju e dini thuajse të gjithë kryeministrat janë ndalë për në vendet e caktuarapër shkak të flet-arrestev ndërkombëtare që Serbia i ka lëshuar kundër tyre. Ishte ndaluar z.Hashim Thaçi në Hungari me flet-arrest të njëjtë në cilësinë e kryeministrit, pastaj dy herë është ndaluar z.Agim Çeku ku po ashtu në cilësinë e kryeministrit  funksionin që e ka ushtruar për një kohë, pastaj Ramush Haradinaj është ndalur dy herë, një herë në Slloveni për disa orë, e pastaj për një kohë relativisht të gjatë në Francë. Do të thotë se këto vendime të INTERPOL-it janë përfundimtare dhe nuk mund të rikthehen ata persona në listën e INTERPOL-it më për tu ndaluar  nga asnjë shtet, i cili është pjesëtar i organizatës të INTERPOL-it”, ka thënë më tej ai.

Tutje, avokati ka shtuar se nëse Serbia gjen fakte të ndonjë komandanti të UÇK-së, i cili përfshihet në krime të rënda lufte, atëherë të njëjtat mund t’i paraqesin te misionet e huaja në Kosovë.

Sipas tij, këtë mund ta bëjnë me arsyetimin se kryeprokurori i shtetit është shqiptar.

“Mirëpo, Kosova tani do të duhej që të identifikonte edhe të gjithë të tjerët jo vetëm këta 18 persona për të cilët janë hequr flet-arrestet, por sa unë e di ka edhe qindra të tjerë që do të duhej të kërkohej për të gjithë të hiqen flet-arrestet të lëshuar nga Serbia posaçërisht të shteteve tjera. Nga viti 1999 deri më sot sa i përket sferës të sundimit të ligjit  kemi pasur gjithmonë faktikisht institucione të huaja, më herët ka qenë UNMIK-u tani EULEX-i dhe nëse Serbia ka fakte për ndonjë ushtar apo komandant të UÇK-së që është i involvuar në krime të rënda për krime të  luftës lirisht ato le ti dërgojë në EULEX dhe ato do të shqyrtohen. Këto mund ti bëjnë nëse nuk i pëlqejnë z/Aleksandër Lumezi si kryeprokuror i shtetit vetëm për arsye se është shqiptar, atëherë Aleksandër Lumezi të cilin edhe mund të anashkalojnë Serbia dhe ti dërgojë lirisht tek misioni i EULEX-it dhe ato do të shqyrtohen”, ka thënë Gashi.

Në fund, ai ka përmendur edhe njërin prej ushtarëve të Ramush Haradinajt, i cili për shkak të flet-arrestit serb ka vuajtur pa asnjë arsye disa vite burg.

Gashi beson se lista prej 18 personave që janë hequr nga INTERPOL-i do të shtohet. Pasi sipas tij, vetëm herën e fundit kanë qenë mbi 150 persona.

“Herën e fundit kanë qenë rreth 160 persona që kanë pas flet-arreste ndërkombëtare nga Serbia. Ndërsa tani për tani INTERPOL-i ka vendos që ti heq këta 18 emra që janë bërë edhe publike. Me siguri që ka edhe shumë të tjerë dhe autoritetet e Kosovës duhet që të përdorin  procedurën e njëjtë  siç ka kërkuar për Ramush Haradinajn e 17 të tjerë që emri i të gjithë shqiptarëve të cilët përmendën nga Serbia të hiqen flet-arrestet e tyre. Ju e dini që z/Anton Leka që ka vuajtur 13 vite burg në Serbi dhe ai para disa muajve është lëshuar. Ai ka qenë me një flet-arrest të Serbisë i ndaluar në Mal të Zi, është transferuar si ish-ushtar i UÇK-së dhe pa kurrfarë arsye është dënuar me 13 vite burg, të cilat i ka mbajtur dhe është liruar para disa muajve. Për Antonin askush nuk është i theksuar edhe pse ky ka qenë njëri prej ushtarëve të z.Ramush Haradinaj”, ka përfunduar ai. /Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori