Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi vizituan palestrën sportive në Rahovec për të parë nga afër punimet e realizuara deri më tani në këtë objekt sportiv, projekt kapital në të cilin MKRS-ja ka investuar.
Ministri Gashi deklaroj se ndodhet në këtë palestër për të parë nga afër punimet e realizuara deri më tani në këtë objekt sportive dhe për të rikonfirmuar përkushtimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme që kjo palestër të përfundohet sa më parë.
“Ndodhem për herë të tretë në Rahovec dhe pikërisht në këtë palestër dhe jemi në fazën përfundimtare të kryerjes së punimeve ashtu që kjo palestër të jetë e gatshme për të zhvilluar gara”, u shpreh ministri Gashi.
“Natyrisht, se puna më e madhe është kryer në këta tre-katër muajt e fundit prej kurse jemi dakorduar me kryetarin Latifi që ta kemi të gatshme palestrën për zhvillimin e Kupës së Kosovës në basketboll.
“Është një moment jashtëzakonisht i mirë që përmes këtyre garave që ta testojmë palestrën e Rahovecit”, theksoi tutje ministri, duke vlerësuar se është fat i mirë dhe ditë e madhe për Rahovecin, për sportistët e sportdashësit që ta kenë një projekt kaq të madh i cili ka një vlerë rreth 3 milion euro.
Ministri shpjegoi tutje se palestra do të ketë një kapacitet me 2200 ulëse statike me mundësi të ulëseve teleskopike nëse do të jetë e nevojshme.
“E kemi edhe një fazë të fundit për të përfunduar në tërësi projekti dhe kjo palestër do t’u dorëzohet juve si kryetar i Komunës dhe përmes juve sportistëve dhe të gjithë qytetarëve të Rahovecit”, tha ministri duke pohuar se është palestra e dytë këtë vit që do të inaugurohet në Kosovë.
Ministri tha se këtë vit do të përfundohen edhe palestrat tjera punimet në të cilat kanë zgjatur me vite. “Do të punojmë me një përkushtim të madh që të finalizojmë projektet e mbetura me vite”, tha ai.
Ndërkaq kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, falënderoi ministrin Gashi për angazhimin për kujdesin dhe mbështetjen e projektit të palestrës në Rahovec.
“Edhe pse ka zgjatur si projekt me vite të tëra, falë ministrit dhe stafit të tij objekti gati plotësisht është i shfrytëzueshëm për të filluar ndeshjet për kupën e Kosovës në basketboll”, u shpreh mes tjerash kryetari Latifi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Hidhet shorti në Ligën e Evropës, mësohen kundërshtarët e 1/8-tës

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës