LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Nuk ka ekzistuar rreziku i thikave mbi harta, edhe nëse ka ekzistuar Hoti e ka mënjanuar atë

Gashi: Nuk ka ekzistuar rreziku i thikave mbi harta, edhe nëse ka ekzistuar Hoti e ka mënjanuar atë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka legjitimitet të plotë dhe nuk ka ndarje të Kosovës, ndërkaq sipas tij të tjerat janë vetëm deklarata për konsull politik.

Gashi tha po ashtu se rreziku i thikave mbi harta nuk ka ekzistuar asnjëherë, por edhe nëse ka ekzistuar, atëherë Hoti e ka mënjanuar atë.

“Hoti ka legjitimitet të plotë dhe nuk ka ndarje të Kosovës, këto janë fakte dhe të tjerat janë vetëm deklarata për konsum politik. Qytetarët janë lodhur me fjalime e poza patriotike, njerëzit duan punë, siguri. Prej se është zgjedhur është akuzuar se roli i tij në Washington do të ishte një asistent i Thaçit. Rreziku i thikave mbi harta nuk ka ekzistuar asnjëherë, nëse ka ekzistuar atëherë kryeministri Hoti e ka mënjanuar”, ka thënë Gashi.


Ai tha se përdorimi i përbashkët i Liqenit të Ujmanit nuk nënkupton pronësi të përbashkët me Serbinë.

“Ujmani territorialisht gjendet në pjesën më të madhe në Kosovë dhe që është pasuri e Kosovës, duhet insistuar që në studimin e fizibilitetit të theksohet kjo, përdorimi i përbashkët nuk nënkupton pronësi të përbashkët. Sa i përket minishengenit ne do të insistojmë që në këtë zonë Kosova të hyjë si shtet si palë e barabartë, ne duhet të shohim se cilat janë avantazhet tona në zhvillimin ekonomik dhe unë jam shumë i sigurt që kryeministri Hoti është njeriu kompetent për t’u marrë me këtë punë”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori